16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

10 Libra të sugjeruar nga Warren Buffett

Më të lexuarat

Nëse jeni lexues i Warren Buffett, atëherë leximi i disa prej librave të tij të preferuar mund t’ju ndihmojë të zbuloni perspektiva të reja, ide të reja dhe mënyra të reja për të përmirësuar biznesin tuaj. (Dhe ndoshta investoni pak më me inteligjencë, veçanërisht në veten tuaj.)

Këtu është një listë me 10 libra që Buffett ka rekomanduar gjatë viteve, së bashku me komentet nga Buffett:

  1. Business Adventures nga John Brooks

Kur Bill Gates u takua për herë të parë me Buffett në 1991, Gates i kërkoi Buffett t’i rekomandonte librin e tij të preferuar të biznesit.

“Është Business Adventures, nga John Brooks”,- u përgjigj Buffett. “Do t’ju dërgoj kopjen time”.

  1. The Ten Commandments for Business Failure nga Donald R. Keough

“Aftësia më e mirë e Keough është t’i presë shkurt çështjet, të heqë mjegullën burokratike. Bëjini gjërat thjesht, është parimi i tij dhe imi gjithashtu.”

  1. How to Win Friends and Influence People nga Dale Carnegie

“Në zyrën time, ju nuk do të shihni diplomën që kam nga Universiteti i Nebraskës, ose masterin që kam nga Universiteti Columbia, por ju do të shihni çertifikatën që kam marrë nga kursi Dale Carnegie.”

  1. Limping on Water nga Phil Beuth

“Pjesa më e madhe e asaj që bëhesh në jetë varet nga kë zgjedh të admirosh dhe kopjosh. Fillo me Tom Murphy dhe nuk do të të duhet kurrë një shembull i dytë.”

  1. The Intelligent Investor nga Benjamin Graham

“Padyshim që unë rekomandoj, së pari dhe kryesisht, këtë libër, i konsideruar si ‘Bibla e investimit”.

  1. The Outsiders nga William N. Thorndike

“Një libër unik për CEO-të që shkëlqyen në alokimin e kapitalit.”

  1. A Few Lessons for Investors and Managers nga Peter Beveli

“Përmbledh atë që Charlie Munger dhe unë kemi thënë përgjatë viteve në raportet dhe takimet vjetore”.

  1. Shoe Dog nga Phil Knight

“Libri më i mirë që kam lexuar në 2015.”

  1. Dream Big nga Cristiane Correa

“Miku im dhe tani partneri në biznes, Jorge Paulo dhe ekipi i tij janë ndër biznesmenët më të mirë në botë. Ai është një person fantastik dhe historia e tij duhet të jetë një frymëzim për të gjithë, siç është për mua.”

  1. The Farmer From Merna nga Karl Schriftgiesser

“Deri në vitin 1999, State Farm kishte grumbulluar një vlerë të prekshme neto që tejkalon atë të të gjitha bizneseve amerikane, përveç katër prej tyre. Nëse doni të lexoni se si ndodhi kjo, blini një kopje.”

INC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit