13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

A lejohet dhënia e sadakasë dhe e zekatit për jomuslimanët?

Më të lexuarat

Përgjigja

Falënderimi i takon Allahut.

Po, lejohet dhënia e sadakasë për jomuslimanët për t’i zbutur zemrat e tyre ndaj Islamit, me shpresën se do të bëhen muslimanë, qoftë zekat apo bamirësi(sadaka) vullnetare.  Sa i përket qëllimeve të tjera, lejohet t’u jepet sadaka vullnetare, por nuk lejohet dhënia e zekatit, sepse Allahu thotë:

“All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” [El-Mumtehane 60:8]. 

Sa i përket zekatit, nuk i lejohet jomuslimanit, përveç nëse ai është nga ata që duhet të zbutet zemra ndaj Islamit, sepse Allahu përmend në mesin e atyre që kanë të drejtë në zekat (interpretimi i kuptimit) “dhe për të tërhequr zemrat e atyre që  kanë qenë të prirur (kah Islami)” [et-Teube 9:60].  Fundi i citatit. 

Islamqa.info

Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë). 

El-Ixhabaat ‘ala As’ilah el-Xhaalijaat, 24/1, 25

Solli në gjuhen shqipe: pe cdrgjigje.info

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit