18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

A konsiderohen sekrecionet e bardha të pastërta apo të papastërta ?

Më të lexuarat

A konsiderohen sekrecionet e bardha të pastërta apo të papastërta ?

Përgjigje:

Mendimi i saktë i dijetarëve është që sekrecionet e bardha janë të pastërta.
Për këtë dëshmojnë argumentet e mëposhtme:

◆Aisha (radiAllahu anha) ishte që e fërkonte(pastronte) spermën nga rroba e Pejgamberit(alejhi selatu ue selam) derisa sperma e Profetit(alejhi selatu ue selam)mund të ketë qenë e përzier me sekrecionet e Aishes -radiAllahu anha- dhe ajo e largonte atë me fërkim, tregon që mitra e gruas është e pastër dhe nuk llogaritet e papastër çdo gjë që del prej saj, përveç medhiut.

◆ Sekrecionet e bardha janë prej natyrshmerisë së krijimit të femrës dhe janë të domosdoshme për mitrën dhe asnjë të mos pretendojë, që gratë në kohën e Profetit -sal-la Allahu alejhi ue selam nuk kanë qenë si gratë e sotme, përkundrazi, krijimi i gruas është i njëjtë. Ka momente që këto rrjedhja e këtyre sekrecioneve shtohet, p.sh gjatë shtatëzanisë, apo gjatë aktiviteteve sportive etj.
Pra, derisa nuk është transmetuar të ketë ardhur ndonjë grua dhe ta ketë pyetur Profetit -sal-la Allahu alejhi ue selam- për këto sekrecione, bën të kuptohet se ato e kanë ditur se ato janë të pastërta.

◆ Vendalja e këtyre sekrecione nuk është e njëjtë me vendaljen e urinës që është e papastër.

/AdelinaKucana
https://t.me/PyetjePergjigje

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit