6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

A është i vlefshëm namazi i femrës që ende nuk është mbuluar?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është i vlefshëm namazi i femrës që ende nuk është mbuluar?

***

Përgjigjja:

Mbulesa e femrës muslimane që ka hyrë në moshën madhore është farz-obligim të cilin duhet ta zbatojë çdo grua muslimane. Allahu xh.sh., urdhëron dhe thotë:

O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Ahzab: 59)

Mbulesa ose hixhabi konsiderohet mbulimi i tërë trupit të femrës, përveç fytyrës dhe duarve. Sipas rregullave islame, femrës së rritur muslimane nuk i lejohet të dalë e pambuluar para meshkujve që konsiderohen të huaj për të.

Gjithashtu mbulesa sipas rregullave islame është një prej kushteve paraprake të hyrjes në namaz. Mospraktikimi i mbulesës së femrës edhe jashtë namazit konsiderohet mëkat dhe vepër e shëmtuar, mirëpo mbulesa është obligim më vete, kurse namazi është obligim më vete.

Falja e namazit është shtylla kryesore e Islamit pas shehadetit dhe është ibadet që na bën të dallohemi prej jobesimtarëve. Prandaj, nëse e falni namazin ashtu siç kërkohet, duke i kryer të gjitha kushtet, shtyllat dhe obligimet, atëherë namazi është i vlefshëm dhe mosvënia e mbulesës jashtë namazit nuk ndikon në vlefshmërinë e tij.

Dijeni se muslimani duhet t’u bindet urdhrave të Allahut në çdo situatë, jo vetëm derisa është në namaz. Allahu xh.sh., thotë:

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!” (En’am: 162163)

Respektimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij Muhamedit ﷺ, është e mira e çdo mirësie, kurse kundërshtimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, është e keqja e çdo të keqeje.

E lusim Allahun e Lartësuar që t’ju forcojë në udhëzimin e Tij.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit