2.3 C
Pristina
Tuesday, January 21, 2025

Çfarë duhet të bëjë gruaja nëse i vijnë menstruacionet gjatë Haxhit?

Më të lexuarat

Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Menstruacionet gjatë ritualeve të haxhit nuk e prishin e as nuk dobësojnë haxhin. Gruaja me cikël i vepron të gjitha veprimet dhe ritualet e haxhit përveç Tavafit rreth Qabes dhe ndalesave tjera të zakonshme. Ndërsa ritualet tjera si qëndrimi në Arafat e Muzdelife e Mina, gjuajtja e gurëve të gjitha këto i kryen pa asnjë problem.
Tavafin e haxhit nëse ka mundësi të pres derisa të pastrohet dhe ta kryej ashtu duhet të veprojë, pasiqë pastërtia është kusht për Tavaf. Kjo mund të realizohet qoftë edhe duke marrë hapat përkatës që ndikojnë në cikël. Nëse shkon grupi e nuk e presin dhe nuk mundësi në asnjë formë, atëherë ka dijetarë që e kanë lejuar ta kryej edhe duke qenë me cikël.
Gjithsesi që ju sygjerojmë të konsultoheni me udhëheqësin tuaj fetar i cili ju shoqëron gjatë Haxhit.

Vallahu teala A’lem.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit