-2 C
Pristina
Tuesday, January 21, 2025

A prish punë nëse e lë namazin pa falur duke e bërë më pas kaza?

Më të lexuarat

Pyetje: A prish punë nëse e lë namazin pa falur duke e bërë më pas kaza?

Përgjigjje: Në Islam nuk ka kaza. Nëse njeriu nuk e ka falur namazin e drekës qëllimisht, edhe nëse për çdo ditë e falë kaza atë, nuk mund ta zëvendësojë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se kush e lë pa falur namazin e ikindisë, është sikur t’i shkatërrohet familja dhe pasuria. Në një tjetër hadith thotë se i shkatërrohen veprat e tij. Dijetarët kanë mospajtime në atë se a i shkatërrohen veprat e asaj dite, apo krejt veprat e bëra deri atëherë. Allahu na ruajttë! Kjo për një namaz që e ka lënë pa falur! Disa dijetarë kanë thënë se nëse njeriu e lë për çdo ditë namazin e ikindisë pa falur, të gjitha veprat i shkatërrohen.

Andaj, mos falja e namazit nuk është çështje e lehtë, duke mos e falur për shkak të shoqërisë apo për gjëra të tjera. Për asnjë arsye nuk lihet namazi pa falur.

U përgjigj: Hoxhë Lulzim Perçuku.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit