-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

A lejohet të punoj në forenzikë për zbulimin e krimeve?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet të punoj në forenzikë, në sektor të ADN-së, ose shenjave të gishtave për arsye të zbulimit të krimeve etj, ku rezultatet kalojnë në organet kompetente e më pas i përdor gjykata për vendimet ndaj të pandehurve, kur e dimë se ne vendet tona nuk gjykohet sipas gjykimeve që përcakton feja?
Përgjigje: Parimisht duhet të kuptojmë konceptin fetar për parandalimin e të keqes. Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Kur të shikojë dikush prej jush një të keqe ta ndalojë (pengojë) atë me dorën e tij. Nëse nuk mundet atëherë me gjuhën e tij. E nëse nuk mundet atëherë me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët.” Transmetuan Muslimi nr. 49, Ebu Davudi nr. 1140 dhe Tirmidhiu nr. 2173.
Në shpjegim të hadithit dijetarët sqarojnë se ndryshimi me dorë nënkupton forcën dhe ushtrimin e ligjit. Kurse muslimanët si individë ose shoqëri kanë për detyrë të reagojnë kundër të keqes dhe të këshillojnë me fjalë për të mirën. Nëse nuk kanë mundësi ose hapësirë, atëherë së paku të ndjejnë keqardhje e të luten për ndryshimin e të keqes.
Ndërsa punimi në sektorë të ndryshëm të teknologjisë për zbulimin e krimeve dhe identifikimin e kriminelëve është i lejuar, sepse ndihmon në ndalimin e kriminelëve konkretë, rrezikun potencial të tyre dhe parandalimin e krimit në shoqëri në formë të përgjithshme. Dhe kjo sigurisht që arrihet nëpërmjet procesit të investigimit të krimit. Pra sigurimi se krimi ka ndodhur, identifikimi i përgjegjësit të krimit dhe grumbullimi i dëshmive që duhet të prezantohen para autoriteteve gjyqësore, sepse individi i dyshuar ose i akuzuar mbetet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij. Dhe puna dhe kontributi në këtë drejtim është diçka e mirë dhe pozitive.
Ndërsa për sa i përket gjykimit të krimit, pra për vendimet që japin gjykatat, të cilat nuk janë konform asaj që parashikon sheriati në vendet islame, kjo nuk është në përgjegjësi të atij që kontribuon në zbulimin e krimit ndaj personi në fjalë nuk ngarkohet me ndonjë gjynah në këtë rast.
Allahu e di më së miri!


Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH / https://lidhjaehoxhallareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit