3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

A godet dënimi vetëm atë që e kryen atë apo edhe të tjerët!?

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:

وَاتَّقوا فِتنَةً لا تُصيبَنَّ الَّذينَ ظَلَموا مِنكُم خاصَّةً وَاعلَموا أَنَّ اللَّهَ شَديدُ العِقابِ

“Ruhuni nga ndëshkimi (i Zotit), i Cili nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë.” (El-Enfal, 25)
Ndëshkimi përfshin
– atë që e bën padrejtësinë dhe të tjerët.
Nëse padrejtësia shtohet dhe shfaqet haptazi, ndërsa njerëzit nuk urdhërojnë njëri-tjetrin për ta ndaluar dhe për ta rregulluar atë, atëherë ndëshkimi përfshin
– si vepruesin e padrejtësisë, ashtu edhe të tjerët.

Nga ky ndëshkim i Zotit duhet të ruhesh:
– duke këshilluar vazhdimisht për të mirë dhe duke ndaluar nga e keqja brenda mundësive.

Allahu i ndëshkon të gjithë ata që bëjnë vepra të cilat e zemërojnë Atë dhe që shpërfillin veprat të cilat e kënaqin Atë.
✍ (السعدي رحمه الله)

Shejh Islam ibn Tejmije
-Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

“ Kjo sprovë nuk godet vetëm të padrejtin (zullumqarin), por godet të padrejtin dhe atë që hesht ndaj ndalimit të padrejtësisë.”
{مجموع الفتاوى : (١٤/١٥٨)}

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit