-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A kemi ndonjë dua (lutje) në mënyrë që ta largojmë rijanë (dyfytyrësinë), posaçërisht gjatë namazit?

Më të lexuarat

Përgjigje: “Nëse njeriu gjatë namazit ka vese, atëherë le të kërkojë mbrojtje nga Allahu prej shejtanit, sepse thotë Allahu:

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“Por nëse djalli të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri!” 7:200

Dhe kështu ai duhet të vazhdoj namazin e të mos i kushtojë vëmendje veseve dhe dyfytyrësisë, pa e marrë parasysh se a e sheh dikush duke u falur apo jo.

Namazliu duhet ta ndjejë e përjetojë se është duke u falur për hir të Allahut ashtu siç Ai ka urdhëruar, duke bërë rukunë e sexhden ashtu siç kërkohet, pa i kushtuar vëmendje dyshimeve e cytjeve të shejtanit se ai po e bën namazin me dyfytyrësi.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij!”

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 147351

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit