4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Si mund të lutem për vëllanë tim që ka vdekur?

Më të lexuarat

Si mund të lutem për vëllanë tim që ka vdekur?
• Si të lutem dhe çfarë lutjesh mund të bëhen për vëllain tim të ndjerë dhe si e ndihmojnë ato?

Përgjigje:
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s. familjen dhe gjithë shokët e tij.

Duaja- lutja për të vdekurit tonë është prej veprave të mira të cilat i ka aprovuar Sheriati islam. Gjejmë ajete dhe hadithe të shumta që flasin për dobinë e lutjes së të gjallëve për të vdekurit. Mirësia e pakufi e Allahut s.v.t. na e ka mundësuar që mos të shkëputet mundësia e bamirësisë ndaj të dashurve tonë edhe pasiqë ata të vdesin. Nevojat e tyre deri sa janë në dynja janë fizike si ushqimi, pija etj. Ndërsa pasi që ata të kalojnë në Ahiret- jetën e vërtetë ata kanë nevojë për dua- lutje e dhurim të ndonjë sevapi. Në hadith të saktë: ” Robit i ngritet pozita në grada më të larta të xhennetit se veprat e veta e ai pyet: “prej nga kjo o Zot?” “Për shkak të kërkimfaljes së fëmiut tënd për ty” i thuhet atij.” ( Sahih Ibn Maxheh, Shejh Albanij)

Prandaj efektin pozitiv të lutjeve e vëren i vdekuri në botën e përtejme. Kërkim falja për ta nga gabimet prej të cilave nuk shpërton njeri, shpëtimi i tyre nga zjarri dhe shpërblimi me Xhenet si dhe gradimi me grada të larta janë disa prej lutjeve të duhet të fokusohemi në to. Një prej lutjeve të mira në këtë rast është: O Allah më bashko me të në Xhennet” pasiqë kjo është lutje për të dhe për vete që të ribashkoheni në Xhennet për mos tu ndarë më kurrë.
Allahu na faltë neve dhe të gjithë të vdekurit tonë!
Poashtu vlen të përmendet se edhe veprat e bamirësisë – sadakatë e ndryshme me dedikim për të vdekurin janë të miratuara fetarisht dhe sevapi i tyre u arrijnë atyre për të cilët dedikohet.
Vallahu teala A’lem.

 

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit