8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A lejohet ngjyrosja e mjekrës me ngjyrë të zezë?

Më të lexuarat

Përgjigje:
Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, ngjyrosja e mjekrës me ngjyrë të zezë nuk lejohet, pasi për këtë ka hadithe. Në ditën e çlirimit të Mekës, e sollën babain e Ebu Bekrit, i cili e pranoi Islamin. Ai kishte flokë dhe mjekër të bardhë. Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, tha: “Ngjyroseni këtë kokë të bardhë, por largojuni të zezës.” Po ashtu, ka një hadith tjetër ku ai, salAllahu alejhi ue selem, i kërcënoi ashpër disa njerëz që para Ditës së Kiametit do të lyejnë flokët apo mjekrën me ngjyrë të zezë; për këtë ka ardhur kërcënim, ndaj nuk lejohet.

Dijetarët përmendin edhe se me ngjyrosjen e mjekrës me ngjyrë të zezë, personi mashtron të tjerët duke u dukur më i ri. Kur ngjyroset me një ngjyrë tjetër, njerëzit e kuptojnë se është ngjyrosur dhe nuk mund të mashtrohen. Megjithatë, ngjyrosja e mjekrës me ngjyra të tjera lejohet.

/hoxhë Lulzim Perçuku/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit