-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kur është shpikur për herë të parë “festa” e Mevludit?

Më të lexuarat

Kur është shpikur për herë të parë festa e Mevludit?

Dijetarët pohojnë se të parët që e kanë shpikur Mevludin kanë qenë pushtetarët e shtetit Beni Ubejde, të vetëquajtur Fatimitë në Egjipt në vitin 362 të hixhretit. Festa e Mevludit vazhdoi të festohej nga ky shtet, derisa festimin e tij e ndaloi El-Afdal Emirulxhujuxh ibn Beder El-Xhemali në vitin 488 hixhri. Pastaj u rikthye përsëri në vitin 495 hixhri. Festimi i Mevludit nuk ka qenë i njohur për muslimanët para shekullit të katërt hixhri.

Argumentet që tregojnë se nuk lejohet festimi i Mevludit

1. Kjo vepër nuk ka bazë në Kur’an dhe Sunet dhe nuk e kanë vepruar të parët tanë të mirë. Për festimin e mevludit nuk ka asnjë argument nga Kur’ani. I Dërguari i Allahut nuk e ka festuar mevludin, as nuk ka dhënë ndonjë urdhër që ai të festohet. Ai gjithashtu nuk ka festuar ditëlindje të profetëve të mëparshëm, apo njerëzve të mirë. Festimi i ditëlindjes së Profetit apo të ndonjë tjetri, nuk vërtetohet në asnjë transmetim të Sahabeve dhe Tabi’inëve. Në shekujt e parë, që janë shekujt më të mirë të këtij umeti, nuk është njohur dhe nuk është festuar një festë e tillë.

Shejh Islam ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë, në lidhje me festimin e Mevludit ka thënë: “Të parët nuk e kanë festuar ditëlindjen e Profetit alejhi salatu ue selam, edhe pse një gjë e tillë ka qenë e mundur pa asnjë pengesë. Festimi i Mevludit, po të kishte qenë plotësisht i mirë ose të anonte nga e mira, të parët e këtij umeti do ta kishin vepruar para nesh një gjë të tillë. Dashuria e tyre për profetin ka qenë më e madhe se e jona. Ata e kanë ngritur lart dhe e kanë madhëruar të Dërguarin e Allahut -alejhi salatu ue selam- më shumë se ne. Të parët e këtij umeti kanë qenë më të kujdesshëm sesa ne në kryerjen e veprave të mira.

Imamët e fesë dhe dijetarët e këtij umeti, duke qenë pasuesit e udhës së të parëve tanë të mirë, nuk e kanë festuar dhe nuk e kanë marrë në konsideratë aspak mevludin. Ata me këtë qëndrim ndjekin udhën e të Dërguarit të Allahut alejhi salatu ue selam, të prijësave të drejtë pas tij dhe të pasuesve rigorozë të tyre. Dijetarët e Ehlu Sunetit vazhdimisht shekull pas shekulli, deri në ditët tona, kanë ecur në këtë rrugë. Ata i janë kundërpërgjigjur atyre që e kanë lejuar një vepër të tillë me argumente të qarta.

2. Festimi i Mevludit konsiderohet bidat i shpikur në fe. Feja jonë e ka theksuar shumë kujdesin për të mos rënë në bidat.

3. Festimi i mevludit dhe konsiderimi i tij si festë, tregon përngjasim me ithtarët e librit dhe festat e tyre, ndërsa neve na është ndaluar imitimi i tyre dhe përngjasimi me ta. Të krishterët kanë sajuar festat e tyre, të cilat kanë lidhje me Isain. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe jehuditë në fenë e tyre.

Ibn Kajimi thotë: “Ai që veçon në adhurim disa vende apo kohë nëpër të cilat kanë ndodhur ngjarje të mëdha, duke u mbështetur thjeshtë në kohën e tij, ngjason me ithtarët e librit, të cilët ngjarjet e Mesihut i kanë shndërruar në festa, si dita e lindjes e të tjera ngjarje.”

Profeti alejhi salatu ue selam ka thënë: “Dhe të keni kujdes në gjërat e shpikura, sepse çdo shpikje të çon në bidat dhe çdo bidat të çon në humbje.”

Për më tepër, shih në librin “Kërkimi i begatisë – Llojet dhe dispozitat e tij.”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit