9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A është e lejueshme që gruaja të zbulohet para vëllezërve apo kushërijve të burrit të saj?

Më të lexuarat

Përgjigje: Së Nuk i lejohet gruas që të zbulohet para vëllezërve apo kushërijve të burrit të saj, edhe nëse ata janë njerëz të mirë dhe të devotshëm, sepse Allahu i Madhëruar i ka përcaktuar ata meshkuj, para të cilëve i lejohet gruas që të zbulohet; vëllezërit e burrit të saj nuk janë prej tyre:

Ato nuk duhet t’ua shfaqin bukurinë e tyre, askujt tjetër përveçse burrave të tyre, baballarëve të tyre, baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre, djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, grave të tyre, robëreshave që kanë në pronësinë e tyre, shërbëtorëve meshkuj të cilët nuk ndjejnë nevojë për femra, apo fëmijëve që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë.” {24: 31}

Në ajetin e mësipërm, Allahu i Madhëruar nuk ka bërë dallim mes të devotshmëve dhe jo të devotshëme, me qëllim që të ruhet nderi i muslimanëve dhe të bllokohen të gjitha rrugët që të shpien nga e keqja dhe imoraliteti. Një herë, kur u pyet për vëllain e burrit, Profeti (paqja qoftë mbi të) tha: “Vëllai i burrit është si vdekja.”

/Komisioni I përhershëm I fetvave/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit