Hetimi i Al Jazeera-s: 51 shtete furnizuan me armë Izraelin gjatë luftës në Gazë, kryesojnë SHBA-ja dhe India

Më të lexuarat

Një hetim investigativ i Al Jazeera-s, i bazuar në të dhëna doganore, zbulon vazhdimin e rrjedhës së importeve ushtarake nga 51 shtete drejt Izraelit gjatë luftës, pavarësisht paralajmërimeve të Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për rrezikun e gjenocidit në Gaza:

▪️ Shtetet e Bashkuara siguruan 42% të furnizimeve me armë, ndërsa India renditet e dyta me 26%.

▪️ Të dhënat tregojnë gjithashtu hyrjen e dërgesave të mëdha ushtarake nga vende të tjera, përfshirë Rumaninë me 8%, Tajvanin me 4% dhe Republikën Çeke me 3%.

▪️ Municionet shpërthyese (bomba dhe raketa) përbënin kategorinë më të madhe të importeve ushtarake izraelite, me një vlerë që tejkalon 550 milionë dollarë, ose më shumë se 62% të të gjitha marrëveshjeve të regjistruara të armëve.

▪️ Disa furnizime vazhduan të mbërrinin edhe pasi disa shtete shpallën ndalimin e eksportit të armëve drejt Izraelit. Për shembull, Franca regjistroi 25 dërgesa pas vendimit për pezullimin e eksporteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit