9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si mund ta di se kërkohet prej meje ta besoj Allahun?

Më të lexuarat

Përgjigjja: Shikoni brenda vetes. Do ta dini se jeni duke u testuar. A nuk keni një ndjenjë brenda jush duke ju thënë të bëni atë që është e drejtë dhe të mos bëni atë që është e gabuar?

Nëse para jush është një shumë e parave dhe pronari i saj nuk është duke iu kushtuar vëmendje, atëherë ju mund të keni ndjesinë e marrjes së këtyre parave dhe përfitimit prej tyre, si dhe ndjenjën e kundërt, duke ju thënë: “Mos e bëj këtë, sepse kjo është e ndaluar dhe është krim.”

Pra, ju jeni në sprovë në çdo situatë të jetës suaj.

Këtë ndjesi, – bëje dhe mos e bëj, – e ke brenda vetes, sepse vërtet je duke u testuar dhe nuk je lënë kot në këtë jetë. Ti nuk je diçka pa vlerë.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës.” [Surja el-Insan: 3]

Të pasurit e ndjenjës “bëj dhe mos bëj” do të thotë që një njeri ose do të jetë mirënjohës, ose mosmirënjohës në çdo aspekt të jetës së tij.

Prandaj, në çdo hap të jetës së tij ai ose mund të bëjë mirë, ose jo, pra, ose mund të shkojë në xhami, ose të merret me argëtim.

Për këtë, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” [Surja edh-Dharijat: 56]

Në çdo hap, ju mund të shihni një formë të shërbimit ndaj Allahut ose të mosbindjes ndaj Tij.

Pra, ka shpëtuar kushdo që udhëzohet për të bërë atë që ka urdhëruar Allahu dhe ka humbur kushdo që nuk u bindet urdhrave të Tij.

Kjo aftësi për të zgjedhur nënkupton se njeriu do të llogaritet për të gjitha veprat e tij.

Qëllimi për të cilin jemi krijuar është që të sprovohemi dhe të testohemi, ky është qëllimi për të cilin Allahu dërgoi të dërguarit dhe zbriti shpalljet: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!.” [Surja en-Nahël: 36]

Dhe pas përfundimit të sprovës, ne i kthehemi Allahut: “… tek i Cili do të ktheheni të gjithë?!” [Surja Jasin: 22]

“… se te Zoti yt do të jetë kthimi.” [Surja en-Nexhm: 42]

“Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!” [Surja el-Alek: 8]

Ne do të kthehemi tek Allahu për të dhënë llogari për atë që e kemi bërë. “… se përpjekjet e tij do të shihen dhe se do të shpërblehet me shpërblim të plotë.” [Surja en-Nexhm: 40-41]

Ju do të shihni veprat tuaja dhe do të merreni në llogari për to: “… kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” [Surja ez-Zelzele: 7-8]

Dr. Hejthem Talat
Libri :”Islami dhe ateizmi ballë për ballë”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit