9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

BE, 1.2 miliardë euro shtesë për Ballkanin Perëndimor

Më të lexuarat

Shuma drejt tre shteteve, asnjë cent prej tyre në Kosovë e Shqipëri…

Bashkimi Evropian ka miratuar 1.2 miliardë euro shtesë përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe menaxhimit të ujit.

WBIF njoftoi në faqen e saj të internetit se kjo shumë është menduar më së shumti për modernizimin e hekurudhave me qëllim të rritjes së shpejtësisë së trenave në Serbi dhe për menaxhimin e ujit dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në Bosnje dhe Mal të Zi.

Këtë vit, nisma do të mbështesë gjithsej tetë projekte në furnizimin me ujë, kanalizimet dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe transportin hekurudhor, duke përfshirë transformimin e gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Deri më tani janë miratuar 17.5 miliardë euro

Korniza e investimeve financohet kryesisht nga BE-ja me kontribute nga shtetet anëtare të Unionit, Norvegjia dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

BE-ja ka miratuar deri më tani programe me vlerë 17.5 miliardë euro në zonën e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Planit Ekonomik dhe të Investimeve, duke përfshirë 5.4 miliardë euro grante të BE-së.

WBIF është një platformë e përbashkët financiare e nisur 15 vjet më parë, e cila bashkon Komisionin Evropian, organizatat financiare, vendet anëtare të BE-së dhe Norvegjinë, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit në investimet e sektorit publik dhe privat. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit