-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

BE-ja: Izraeli të ndalojë së etiketuari UNRWA-n si “organizatë terroriste”

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha se parlamenti izraelit (Knesset) duhet t’u japë fund përpjekjeve për ta përcaktuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) si një “organizatë terroriste”.

“Ndalimi i UNRWA-së dhe etiketimi i saj si ‘terroriste’, gjë që nuk është, do të thotë të synosh stabilitetin rajonal dhe dinjitetin njerëzor të kujtdo që përfiton nga puna e agjencisë së OKB-së”, shkroi Borrell në një postim në llogarinë e tij në X.

“Ne u bashkohemi shumë vendeve tona partnere duke i bërë thirrje qeverisë izraelite që t’i japë fund kësaj marrëzie”, shtoi kryedoplomati evropian.

Në Izrael, tri projektligje, që shpallin UNRWA-n “organizatë terroriste”, që ndalojnë punën e saj në vend dhe heqin imunitetin e punonjësve të saj, kanë kaluar votën e parë në parlament.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit