3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet t’i kërkosh dikujt të bëjë du’a për ty?

Më të lexuarat

Pyetje:

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!

Një motër më ka thënë që edhe pse lejohet t’i kërkosh dikujt të bëjë du’a për ty, më mirë është të largohesh nga kjo, sepse kjo (t’i kërkosh dikujt të bëjë du’a për ty) është nga shkaqet e dobësimit të Teuhidit… Sa është e saktë, nëse po, ç’argument ka?

BarakAllahu fiki!

Përgjigje nga Adelina Kuçana:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berakatuhu!

Po, është e vërtetë që të kërkosh nga dikush për të bërë du’a është e lejuar dhe për këtë ka argumente që dëshmojnë se lejohet që të kërkosh prej dikujt të bëjë du’a për ty, sidomos nga ata të cilët njihen për njerëz të devotshëm.

Përmendim këtu hadithin e Sufjanit (radiallahu anhu), i cili thotë se kur erdhëm në Sham dhe erdha që të takoj Ebi Dardan në shtëpinë e tij dhe nuk e gjeta atë, por të ëmën, e cila më tha: “A do të shkosh në haxh këtë vit?” I thashë: “Po.” Më tha: “Bëj du’a Allahut për mirësi për ne, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) thoshte: ‘Du’a-ja e muslimanit për vëllain e tij në fshehtësi është e pranueshme dhe sipër kokës së tij është një melek i cili sa herë që muslimani bën du’a për vëllain e tij musliman, thotë meleku: “Amin edhe për ty gjithashtu.”

Por megjithatë, kjo nuk duhet të bëhet si zakon që sa herë të takosh dikë t’i kërkosh të bëjë du’a për ty, sepse edhe nëse është e lejueshme, lënia e saj është më e mirë për muslimanin, duke qenë më parësore që t’i lutet Allahut vetë dhe të mos kërkojë nga krijesat asgjë, qoftë edhe që të bëjnë du’a për të.

Allahu thotë:
“Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje” (Sure A’raf: 55).

Që të bësh vetë du’a Allahut është adhurim dhe nuk duhet që ta humbësh këtë adhurim duke u kërkuar të tjerëve të bëjnë du’a për ty, sepse prej Teuhidit të plotë është që njeriu jo vetëm të mos kërkojë nga të tjerët të bëjnë du’a për të, për shkak të lidhjes së fortë të tij me Allahun, por të mos kërkojë asgjë prej tyre.

Transmeton Muslimi nga hadithi i Auf bin Malik se kur i dhanë besën Profetit (alejhi selam):
“I dhanë atij besën që të adhurojnë Allahun dhe të mos i shoqërojnë Atij asgjë në adhurim, të falin pesë namazet, të binden dhe të mos i kërkojnë njerëzve asgjë.”

/AdelinaKuçana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit