8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A janë tatuazhet haram në Islam nëse tatuazhi nuk dëmton trupin, a është ende haram?

Më të lexuarat

Pyetja: A janë tatuazhet haram në Islam? Në qoftë se jo, cilat simbole janë të ndaluara? E di se dëmtimi i trupit me qëllim është haram, por në qoftë se tatuazhi nuk e dëmton trupin, a është ende haram, a mundet ju lutem të më përgjigjeni për këtë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!

Tatuazhet, në të cilat lëkura theret me gjilpërë me ngjyrë të kaltër apo ndonjë tjetër, është haram në të gjitha format, edhe në qoftë se shkakton dhimbje ose nuk shkakton, sepse përfshin ndryshimin e krijesës së Allahut dhe se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazh dhe atë që i bën dikujt tjetër. Në El-Sahihejn rrëfehet se Abdullah Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Allahu i mallkoftë gratë të cilat bëjnë tatuazh dhe ato të cilat u bëjnë të tjerëve dhe; ato të cilat i shkulin (hollojnë) vetullat dhe; ato të cilat i limojnë dhëmbët me qëllim të zbukurimit dhe ndryshimit të krijesës së Allahut.” (Buhariu, Al-Libas, 5587; Muslimi, Al-Libas, 5538).

Duke i pasur këto gjëra parasysh, vërehet se kush e bën këtë është i mallkuar dhe se këto gjëra janë gjynahe të mëdha. Ka disa dallime mes dijetarëve rreth shkaqeve se përse janë të ndaluara. Është thënë se janë një lloj mashtrimi ose hileje dhe se në një farë mënyre është ndryshim i krijimit të Allahut, siç ka thënë Ibën Mesudi e cila është më e saktë dhe gjithashtu përmban edhe mendimin e parë. Sugjestionohet se ajo është e ndaluar është për gjërat e përhershme, sepse është ndryshim i krijesës së Allahut; e sa i përket gjërave që nuk janë të përhershme, siç është lyerja e qerpikëve e cila përdoret për zbukurim te gratë, kjo është e lejuar nga dijetarët. (Tefsir El-Kurtubi, 5/393).

/Islam Q&A/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit