3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si duhet ta besojmë Diten e Gjykimit?

Më të lexuarat

Pyetja e pesëmbëdhjetë: Cili është definicioni i besimit në ditën e fundit dhe çka përmban ai?

Përgjigje: Çdo gjë është përmendur në Kuran dhe në sunnet nga ajo që ndodh pas vdekjes. Të gjitha këto përfshijnë besimin në ditën e fundit.

Siç është besimi në gjendjet në varre, besimi në kënaqësinë dhe dënimin në varr.

Besimi në gjendjen në ditën e gjykimit sikurse llogaritja, shpërblimi, dënimi, shpërndarja e librave, peshorja dhe ndërmjetësimi.

Besimi në xhenet dhe xhehenem, cilësitë e tyre, cilësitë e banorëve të tyre dhe çdo gjë që Allahu ka përgatitur për ta. E gjithë kjo i përket besimit në ditën e fundit.

Shpjegimi

Autori (rahimehullah) përcaktoi besimin në ditën e fundit, kur ai tha:

Çdo gjë është përmendur në Kuran dhe në sunnet nga ajo që ndodh pas vdekjes. Të gjitha këto përfshijnë besimin në ditën e fundit.

Autori tha:

Siç është besimi në gjendjet në varre.”

Prej gjendjes së varreve është besimi në Munker dhe Nekir, pyetjet e tyre dhe përgjigjet nga si besimtari i devotshëm, si nga pagani mëkatarë, si dhe shpërblimi dhe dënimi i tyre.

Autori tha:

“… besimi në kënaqësinë dhe dënimin në varr…

Varri është faza e mesme ndërmjet jetës së kësaj bote dhe jetës së ardhshme. Aty të gjithë robërit do të përjetojnë atë që kanë fituar. Gjendja e profetëve dhe të dërguarve  e cila nuk është si gjendja e njerëzve të tjerë atje. Për shembull, profeti  tregoi se gjatë udhëtimit të tij për në qiell u takua me disa të dërguar në nivelet e tyre përkatëse të qiejve1.

Megjithatë, një tjetër shembull është ëndrrën të cilën Bukhari e transmetoi nga Samurah ibn Xhundub (radijAllahu anhu) i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë se ai ëndërroi në lidhje me dënimet e mëkatarëve; personi që flinte në kohë të namazit koka e të cilit ju shtyp nga një gur, gënjeshtarët të cilët tregojnë gënjeshtra që përhapen në gjuhën e njerëzve si pasojë ai dënohet me një grep i cili i futet në njërin kënd të gojës së tij dhe pastaj i tërhiqet nga pas tek këndi tjetër i gojës, zinaqarët dhe zinaqaret të cilët janë në një vend të ngushtë dhe i ngjashëm me një furrë, personi që merr kamatën që lahet në një lumë me gjak, si dhe i besueshmi Ibrahimi ﷺ i rrethuar nga fëmijët muslimanë që kanë vdekur para moshës së adoleshencës.” 2

Autori tha:

Besimi në gjendjen në ditën e gjykimit sikurse llogaritja, shpërblimi, dënimi, shpërndarja e librave, peshorja dhe ndërmjetësimi.

Kjo përfshin edhe tërmetin:

إِذَا زُلْزِلَتِ الْأَرْضُ زِلْزَالَهَا

 “Kur toka të dridhet me tronditjen e madhe (për të fundit herë).” 3

detet që ndizen:

وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ

 “Dhe kur detet do të ndizen.” 4

malet që bëhen pluhur:

وَبُسَّتِ الْجِبَالُ بَسًّا

 “Dhe malet do të bëhen pluhur.” 5

toka që shndërrohet në një tokë tjetër:

يَوْمَ تُبَدَّلُ الأَرْضُ غَيْرَ الأَرْضِ وَالسَّمَاوَاتُ

 “Atë ditë kur toka do të zëvendësohet me tjetër tokë, po kështu edhe qiejt.” 6

toka dhe qiejt që mbështjellën:

وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ

”Ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.” Zumer, 39:67

Allahu që do të thotë:

“Unë jam mbreti! Ku janë kryelartët? Ku janë arrogantët?” Pastaj Ai i mbështjell shtatë tokët dhe i merr ato në dorën e majtë të Tij. Pastaj ai thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë kryelartët? Ku janë arrogantët?” 8,

dhe Israfili që i frynë një herë bririt që të trembë të gjallët, për herë të dytë që të gjitha qeniet e gjalla të vdesin dhe të tretën herë për ringjalljen nga varret.

E gjithë kjo do të ndodh para ditës së gjykimit. Atëherë njerëzit ngrihen nga varret e tyre dhe mblidhen përpara Zotit të tyre. Ata do të dëgjojnë një zhurmë dhe do ta ndjekin:

فَتَوَلَّ عَنْهُمْ يَوْمَ يَدْعُ الدَّاعِ إِلَى شَيْءٍ نُّكُرٍ خُشَّعًا أَبْصَارُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ الْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌ مُّنتَشِرٌ مُّهْطِعِينَ إِلَى الدَّاعِ يَقُولُ الْكَافِرُونَ هَذَا يَوْمٌ عَسِرٌ

“Kështu që tërhiqu prej tyre. Ditën kur thirrësi do t’i thërrasë ata tek një çështje e tmerrshme. Ata do të dalin nga varret me sy të përvuajtur si të ishin karkaleca të shpërndarë gjithandej. Duke vrapuar drejt thirrësit, kufarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë.” 9

Aty do të qëndrojnë një kohë të gjatë. Dielli do t’i vijë afër kokave të tyre. Djersa e tyre do të rrjedhë fuqishëm dhe disa prej tyre do të djersen deri në hundë. Pas një qëndrimi të gjatë në këmbë besimtarët nisen tek Ademi, pastaj tek Nuhu, pastaj tek Ibrahimi, pastaj tek Musai dhe pastaj tek Isai dhe i kërkojnë atyre që të luten për ndërmjetësim për gjykim. Së fundi, ata përfundojnë me tek profeti  i cili do të thotë:

“Unë kam të drejtë për të.” 10

Pastaj bëhet llogaria dhe librat shpërndahen. Gjithkush do të marr librat e tij, disa me të djathtën, të tjerët me dorën e majtë pas shpinës. Veprimet do të peshohen. Besimtarët, duke përfshirë hipokritët, do të pajisen me dritë dhe prandaj drita e hipokritëve do të shuhet. Ky është dënimi i parë në jetën e ardhshme. Besimtarët do të kursehen. Ky është shpërblimi i parë në jetën e ardhshme. Besimtarët do të ecin mbi rrugën e drejtë, ndërsa kufarët futen në xhehenem.

Ai (te ala) ka thënë:

وَيَوْمَ يُحْشَرُ أَعْدَاء اللَّهِ إِلَى النَّارِ فَهُمْ يُوزَعُونَ

 “Dhe kujto ditën kur armiqtë e Allahut do të grumbullohen te zjarri kështu që ata do të mblidhen aty grupe-grupe.” 11

Pas kësaj, ndërmjetësimi fillon të zbatohet. Besimtarët do të shpërblehen në xhenet dhe të gjithë që ai nënkupton, kufarët do të dënohet në xhehenem dhe të gjitha që ai nënkupton.


1 Bukhari (3887) dhe Muslimi (162).

2 Bukhari (7047).

3 99:1.

4 81:6.

5 56:5.

6 14:48.

7 39:67.

8 Muslimi (2788).

9 54:6-8.

10 Bukhari (7510) dhe Muslimi (193).

11 41:19.

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 46-51
www.perlatmuslimane.com

The post Si duhet ta besojmë Diten e Gjykimit? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit