3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si të hyjmë në muajin Ramazan?! – Porosi të arta nga shejh Shenkiti

Më të lexuarat

Të porosis që të hysh në muajin Ramazan dhe të kesh mendim të mirë për Allahun e Madhëruar.

Ji i vëmendshëm që ta hapësh këtë muaj fisnik me gjënë më të mirë që mund të mirëpritet ai.

Është fjala që ta shpresosh mëshirën dhe faljen e Allahut të Lartësuar në formën më të plotë dhe të përsosur që mund të jenë ato prej Tij.

Shpreson tek Allahu që të të bëj prej të mëshiruarve dhe jo nga të privuarit e të dënuarit.

Shpreson tek Allahu që të të bëj prej të nderuarave dhe jo të nënçmuarve, prej fisnikëve krenar, e jo prej të ulëtve të përçmuar.

Shpreson tek Allahu që të t’i falë gjynahet, t’i mbulojë të metat, t’i pranojë lutjet dhe të t’i largojë brengat dhe hallet tua.

Hyn në këtë muaj, në këtë sezon të mirësive dhe zemra jote është mbushur përplot me dashuri për Allahun e Madhëruar. Zemra jote është mbërthyer nga mendimi i mirë për Zotin tënd dhe Zotin e të parëve dhe të vonshmëve.

Hyn në këtë muaj me zemër të përthyer dhe të përulur para Allahut të Lartësuar, i sinqertë dhe me vërtetësi në kthimin tënd me pendesë tek Ai, gjithnjë me aspiratë të madhe për mëshirën e Allahut të Lartësuar.

Kush hyn në muajin Ramazan dhe ka mendim të mirë për Allahun, atëherë edhe Allahu do të jetë për robin e Tij ashtu siç ai mendon mirë për Të.

Shejh Muhamed Muhtar Shenkiti

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit