8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Rreth poliandrisë – përgjigjet Zakir Naik

Më të lexuarat

Pyetja:
Nëse një njeri është i lejuar të ketë më shumë se një grua, pse Islami e ndalon një grua që të ketë më shumë se një burrë?

Përgjigjja: Shumë njerëz, duke përfshirë edhe disa muslimanë, pyesin logjikisht pse burrit musliman i lejohet të ketë më shumë se një bashkëshorte, kurse e refuzon gjënë e njëjtë për gruan. Më lejoni të deklaroj qartazi që krijimi i një shoqërie islame bazohet në barazi dhe drejtësi. Allahu ka krijuar burrin dhe gruan si të barabartë, por me aftësi dhe përgjegjësi të ndryshme. Gruaja dhe burri janë ndryshe, fiziologjikisht dhe psikologjikisht. Si rrjedhojë, rolet dhe përgjegjësitë janë të ndryshme.
Gruaja dhe burri janë të barabartë në Islam, por jo identikë.
Kaptina 4, ajetet 22-24 jep listën se me cilët muslimanet nuk mund të martohet. “Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para Islamit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar. Ju janë ndaluar (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllait, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar) dhe të bashkoni (përnjëherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtet Allahu fal shumë, është mëshirues i madh. (Nuk ju lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga Allahu. Ju janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. Allahu është i gjithëdijshmi, i urti.” (Kuran, 4: 22-24).
Pikat vijuese numërojnë arsyet se pse poliandria është e ndaluar në Islam:
1. Nëse një burrë ka më shumë se një grua, prindërit e fëmijëve të lindur mund lehtë të identifikohen. Babai njëjtë si nëna mundet lehtë të identifikohet. Në rast kur gruaja është e martuar me më shumë se një burrë, vetëm nëna e fëmijëve të martesave të këtilla do të identifikohet dhe jo babai. Islami jep rëndësi të madhe identifikimit të të dy prindërve, nënës dhe babait. Psikologët na thonë ne që nuk i njohin prindërit e tyre, veçanërisht babanë e tyre in nënshtrohen disa traumave mendore dhe shqetësimeve. Zakonisht ata kanë një fëmijëri jo të lumtur. Kjo është arsyeja se pse fëmijët e prostitutave nuk kanë fëmijëri të shëndetshme. Nëse një fëmijë lind në një martesë të tillë, pranohet në shkollë dhe kur pyetet për emrin e babait, ai do t’i kishte dhënë dy ose më shumë emra.
Unë jam i vetëdijshëm që përparimet në shkencë e kanë bërë të mundur për të dy, nënën dhe babanë, të identifikohen me ndihmën e testeve gjenetike. Kështu kjo pikë, që ishte e zbatueshme në të kaluarën, mund të mos jetë e zbatueshme për sot.
2. Nga natyra burri është më poligamist krahasuar me gruan.
3. Biologjikisht, është më e lehtë për një burrë që t’i kryejë detyrat e tyre si bashkëshort pavarësisht se sa gra i ka. Një grua, në pozicione të ndryshme, duke pasur shumë burra, nuk do të mund t’i kryente punët e saj si grua. Një grua i nënshtrohet disa ndryshime psikologjike dhe sjellje të ndryshme përgjatë fazave të ciklit menstrual.
4. Një grua që ka më shumë se një burrë, do të ketë disa partnerë intimë në të njëjtën kohë dhe sa më e lartë që të jetë mundësia e përvetësimit venerian ose sëmundjeve të transmetueshme intimisht që mund gjithashtu të transmetohen tek burri i saj, edhe nëse asnjë nga ata nuk kanë pasur marrëdhënie intime jashtëmartesore.
Shkaqet e mëparshme janë atë që mund lehtë që të identifikohen. Ndoshta ka më shumë arsye pse Allahu, në urtësinë e pafundshme, e ka ndaluar poliandrinë.

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit