Si ngjante kurbani i Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?

Më të lexuarat

Transmeton Muslimi në “Sahih”-un e tij nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të):

“Se Pejgamberi ﷺ urdhëroi që ti sillnin një dash me brirë të kthyer, që kishte të zezë në (disa pjesë të trupit): që ecte mbi (këmbë) të zeza, hante (pjesa e turirit) me të zezë dhe shikonte me sy të zinj, dhe kështu iu soll për të bërë kurbanin me të…”

Transmetohet gjithashtu nga Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe nga Ebu Seid (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai tha:

“I Dërguari i Allahut ﷺ bënte kurban një dash me brirë të kthyer, me ngjyrë të bardhë e të zezë (i llojit: fahl), që shikonte me të zezë, hante me të zezë dhe ecte me të zezë.”

Tirmidhiu ka thënë: “Ky është hadith hasen sahih (i mirë dhe i saktë), i rrallë në transmetim.”

Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Nëse e zeza është rreth syve, gojës dhe në këmbët e saj (të kafshës), atëherë ajo i përngjan kurbanit të Pejgamberit ﷺ.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit