5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

A E DI CILA ËSHTË VLERA E NAMAZIT TE SABAHUT?

Më të lexuarat

 

VLERA E NAMAZIT TË SABAHUT

Vëlla i dashur, ja disa përgëzime dhe vlera madhështore për atë që e fal namazin e sabahut me xhemat:

1. Ai që e fal namazin e sabahut me xhemat është nën mbrojtjen dhe kujdesin e Allahut në këtë dhe në botën tjetër.

2. Ai është mbrojtje për njeriun nga Zjarri.

3. Ai është shkak për të hyrë në Xhenet.

4. Melekët marrin pjesë në këtë namaz.

5. Ai që e fal sabahun me xhemat do të ketë dritë të plotë në Ditën e Kiametit.

6. Atij që e fal sabahun me xhemat (së bashku me jacinë), do t’i llogaritet se ka bërë namaz nate tërë natën.

7. Siguria nga nifaku (hipokrizia).

8. Dy rekatet sunet të sabahut janë më të mira se kjo botë dhe ç’ka në të, e çfarë të themi për dy rekatet farz?!

9. Falja e sabahut me xhemat është shkak për ta parë Allahun e Lartësuar në botën tjetër, gjë që është synimi i çdo të përmalluari.

10. Ai që e fal sabahun me xhemat është njeriu që bën jetën më të mirë.

Më thuaj vallë, a do ta braktisësh namazin e sabahut me xhemat në xhami edhe pasi i lexove këto dobi?!

Përktheu dhe përshtati: Hoxhë Burim Koçinaj

https://t.me/hoxheburimkocinaj

Shpërndaje me të tjerët!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit