1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A mjafton të besoj Allahun dhe të mos besoj profetët?

Më të lexuarat

A mjafton të besoj Allahun dhe të mos besoj profetët?

Përgjigjja: Jo.

Besimi në ekzistencën e Allahut, ndërsa mosbesimi në profetët, nuk mjafton që një person të jetë musliman. Çfarë do të thotë të besosh se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Drejtuesi i punëve, e pastaj të mos besosh në shpalljen e Tij dhe të mohosh të dërguarit e Tij?

Ky është mosbesim i madh.

Në fakt, nuk ka krim më të madh se refuzimi i shpalljes së Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme, pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.” [Surja en-Nisa: 150-151]

Pra, ai që beson në Allahun dhe nuk i beson pejgamberët pa dyshim se është jobesimtar.

Kushdo që nuk beson në një nga pejgamberët, në të vërtetë është jobesimtar sepse ai e mohon shpalljen e Allahut. Prandaj, ithtarët e Librit ishin jobesimtarë, sepse ata nuk besuan në profecinë e Muhamed ibn Abdullahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). “Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija.” [Surja el-Bejjine: 6]

Kërcënimi që Allahu u bën atyre me hyrje në Zjarr është i vërtetë: “… prandaj kundër tyre u përmbush dënimi Im.” [Surja Kaf: 14]

As Islami nuk do të ishte i vlefshëm, as shpëtimi nuk do të arrihej thjesht duke pranuar se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep jetë dhe shkakton vdekjen; përkundrazi, është thelbësore të besosh edhe në të dërguarit e Tij.

Prandaj, besimi në ekzistencën e Allahut dhe mosbesimi në pejgamberët nuk është i mjaftueshëm dhe nuk i bën dobi robit me Allahun në Ditën e Kiametit, pasi ai duhet ta adhurojë Allahun dhe të ketë besim në të gjithë të dërguarit e Tij.

Sikur të mjaftonte vetëm besimi në ekzistencën e Allahut, Allahu nuk do t’i dërgonte të dërguarit e Tij e as do t’i shpallte Librat e Tij, sepse të gjitha qeniet njerëzore e njohin Allahun me prirje natyrore.

Allahu, i Cili ju krijoi, ju udhëzoi dhe ju furnizoi, është i Vetmi që meriton të adhurohet ashtu siç ka thënë përmes të dërguarve dhe profetëve të Tij.

 

/Dr. Hejthem Talat – “Islami dhe ateizmi ballë për ballë”/

 

 

 

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit