2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Cilat Ishin fjalët e fundit të Pejgamberit (alejhi selatu ue selam)?

Më të lexuarat

Cilat ishin fjalët e fundit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) para se t’i jepte lamtumirën kësaj bote?

Fjalët e fundit të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) para se t’i jepte lamtumirën kësaj bote, ishin: “O Allah, (me) shoqërinë më të lartë.” Ky është titulli që Buhariu i dha një kapitulli në “Kitab el-Magazi” në Sahihun e tij: “Fjalët e fundit të Pejgamberit (alejhi selam)”. Aty citoi hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të) e cila tha: Kur Profeti ishte shëndosh e mirë, thoshte: “Asnjë profeti nuk i merret shpirti derisa t’i tregohet vendi i tij në Xhenet, dhe pastaj i jepet zgjedhja.” Në kohën kur iu afrua vdekja dhe koka e tij qëndrontë mbi këmbën time, ai ra pa vetëdije dhe më pas e mori veten. Ai përqëndroi shikimin lart në tavanin e shtëpisë dhe tha: “O Allah, (me) shoqërinë më të lartë.” Thashë (me vete): “Atëherë ai nuk po zgjedh të qëndrojë me ne.” Pastaj e kuptova se çfarë donte të thoshte kur na e tha këtë fjalë kur ishte i shëndetshëm, kështu që fjalët e fundit që tha ishin: “O Allah, (me) shoqërinë më të lartë.”

Transmeton Buhariu me nr. 4463 dhe Muslimi me nr. 2444.

Ahmedi (1691) përcjell nga Ebu Ubejde, i cili ka thënë se fjalët e fundit që ka thënë Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) kanë qenë: “Dëbojini hebrejtë e Hixhazit dhe të Nexhranit nga Gadishulli Arabik, dhe dijeni se njerëzit më të këqij janë ata që i morën varret e profetëve të tyre si vend adhurimi.” Ky hadith u klasifikua si sahih nga shejh Albani në “Es Sahiha” me nr. 1132.

Ebu Daudi (5156) dhe Ibn Maxhe (2698) transmetojnë se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Fjalët e fundit që tha i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishin: “Namazi, namazi! Dhe kini frikë Allahun për ata që posedoni nën pushtetin tuaj.” Edhe ky hadith u klasifikua si sahih nga shejh Albani në “Sahih Ebi Davud”. Gjithashtu ka edhe hadithe të tjera të ngjashme.

Ajo që kuptohet përmes këtyre transmetimeve është se këto ishin disa nga fjalët e fundit që ka thënë Pejgamberi (alejhi selam), fjalë që ia tha familjes, shokëve të tij, dhe atyre që do të ishin në pushtet pasi ai të largohej. Këto hadithe janë ndër gjërat e fundit që ai tha, por hadithi i Aishes është i fundit nga gjithë hadithet.

Shih “Fejd el-Kadir” nga El-Manavi (5/250 – 251).

Shënim: El-Suhejli ka thënë: Urtësia e mbylljes së jetës së Profetit (alejhi selam) me këto fjalë: “O Allah, (me) shoqërinë më të lartë”, është sepse ato i referohen Teuhidit dhe dhikrit me zemër. Ajo u ofron ngushëllim atyre që nuk janë në gjendje të flasin (kur vdesin) sepse disa njerëz mund të mos jenë në gjendje të flasin me zë të lartë për ndonjë arsye, por kjo nuk ka rëndësi nëse zemrat e tyre kanë qenë të palëkundura në përkujtimin e Allahut.

Cituar nga El-Hafidh në ‘El-Fet’h’ (8/138).

 

Përktheu: Fatjon Isufi
https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit