3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si të veprojmë kur shohim ëndrra të këqija?

Më të lexuarat

Thotë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Nëse ndonjëri prej jush sheh ndonjë gjë që e urren le të kërkojë nga Allahu që ta ruajë  prej të keqes së saj dhe prej shejtanit, të pështyjë nga e majta e tij tre herë, dhe të mos i tregojë asnjëriu për këtë që ka parë, sepse më të vërtetë (nëse vepron kështu) ajo që ka parë në ëndërr nuk ka për ta dëmtuar” [Transmetoi Buhariu dhe Muslimi]

Në një transmetim tjetër shtohet: “Dhe le të ndryshojë anën në të cilën ishte (i shtrirë)” (nëse ishte në të majtë të kthehet në të djathtën).

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Le të ngrihet dhe të falet dhe mos t’i tregojë askujt për këtë ëndërr”

– Përfitohet nga të gjitha transmetimet që përmendem se:

  1. Të kërkojë nga Allahu mbrojtje prej të keqes së ëndrrës dhe prej shejtanit, tre herë. (Eudhu bilahi min sherihe ue min sheri shejtan)
  2. Të pështyjë nga ana e majtë e tij, tre herë.
  3. Të ndryshojë anën në të cilën ishte i shtrirë.
  4. Të mos i tregojë askujt për këtë ëndërr.
  5. Të mos kërkojë shpjegimin e saj nga njerëz që nuk kanë njohuri për shpjegimin e ëndërrave. Argument për këtë është  hadithi i Profetit –salallahu alejhi ue selem-: “Mos i tregoni ëndërrat e juaja vetëm se njohësit (të shpjegimit të ëndërrave) ose këshilluesit
  6. Të ngrihet dhe te falet.
  7. Pasi ka vepruar të lartpërmendurat të ketë besim të plotë se kjo ëndërr nuk do ta dëmtojë atë.

Perktheu: Adelina Kuçana Allkoçi

The post Si të veprojmë kur shohim ëndrra të këqija? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit