Hamasi emëron Khalil al-Hayyan në krye të byrosë politike

Më të lexuarat

Lideri i Gazës merr detyrën e mbajtur më parë nga Yahya Sinwar, i cili u vra nga Izraeli në tetor 2024

 

Grupi palestinez Hamas emëroi anëtarin e lartë Khalil al-Hayya në krye të byrosë së tij politike, duke pasuar Yahya Sinwarin, i cili u vra nga forcat izraelite në Gaza në tetor të vitit 2024, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të shkurtër, grupi tha se Al-Hayya ishte “zgjedhur në krye të byrosë politike të lëvizjes”, duke pasuar Sinwarin.

Al-Hayya është një nga figurat më të shquara të Hamasit. Ai mori drejtimin e lëvizjes në Gaza në tetor të vitit 2024 pasi Izraeli vrau Sinwarin dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësi i Sinwarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit