1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjykimi i ndërprerjes së namazit nëse ndodhin ngjarje të rëndësishme!

Më të lexuarat

Gjykimi i ndërprerjes së namazit nëse ndodhin ngjarje të rëndësishme!

Nëse namazi është vullnetar atëherë kjo çeshtje është më e gjërë. Nuk ka problem nëse e ndërpret atë kur trokasin në derë. Ndërsa farzi (namzi obligativ) nuk lejohet të ndërpritet vetëm nëse është diçka shumë e rëndësishme e cila mund t’i humbasë, e nëse mundet lajmërimi me “SubanAllah” në rastin e meshkujve apo duke rrahur shuplakat te gratë në mënyrë që ta kuptojë ai që është te dera se i zoti i shtëpisë është i zënë me faljen e namazit. Në këtë rast është e mjaftueshme, siç thotë Pejgamberi paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të: “Nëse dikujt i afrohet dikush në namazin e tij le t’i lajmërojnë duke thonë ‘SubhanAllah’ meshkujt apo të rrahin shuplakat femrat”.

Nëse mundet që t’i tregojë atij që po troket në derë se ai është i angazhuar me namaz me rrahjen e shuplakave në rastin e femrës dhe me thënien ‘SubhanAllah’ në rastin e mashkullit; veprimi i kësaj mjafton që të mos e ndërpresësh namazin. Por nëse kjo gjë nuk mjafton për shkak të largësisë apo për shkak të mos dëgjimit nuk ka problem t’a ndërpresësh për shkak nevoje te namazi vullnetarë në veçanti, ndërsa namazi obligativ lejohet ndërprerja e tij në rast domosdoshmërie nëse i frikësohet ikjes së asaj gjëje jetike, më pas t’a përsërisë namazin nga e para.

“Mexhmu Fetaua” Shejkh Ibn Baz
Përktheu: Bledar Lika
https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit