11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Çfarë domethënie ka fjala “Sadaka” dhe çfarë tregon ajo?

Më të lexuarat

Çfarë domethënie ka fjala “Sadaka” dhe çfarë tregon ajo?

  1. Sadakaja është fjalë e vjetër arabe e cila do të thotë: lëmoshë. Rrënja prej të cilës rrjedh fjala në gjuhen arabe, përdoret për sendet e forta, sepse ato në gjuhen arabe cilësohen me fjalën “Sadk”. Në gjuhen arabe thuhet: “Shtizë sadk” dmth: Shtizë e fortë. Kështu, sadakaja është quajtur me këtë emër sepse ajo është argument i fortë besimi.
  2. Sadakaja si argument i fortë besimi është cilësuar edhe nga Profeti -alejhi selam- në një hadith kur ka thënë: “Sadakaja është rreze drite.” E transmeton Muslimi. Ibn Rexheb El-Hanbelij në shpjegimin e hadithit thotë: “Është rreze si rrezja e Diellit dhe prandaj argumentet e forta (në Kuran) quhen “burhan”(rreze drite), sepse ato janë të qarta në tregueshmërinë e tyre. Kështu është dhe sadakaja, rreze treguese për besim të shëndoshë, shpirt të mirë dhe shenjë e pranisë së ëmbëlsisë së besimit dhe e shijimit të tij.” Shih librin e autorit me titull “Xhami El-Ulum uel-Hikem” (2/21).
  3. Sadakaja është edhe punë e mirë, edhe adhurim i hershëm, me të cilin është adhuruar Allahu i Madhëruar.Ajo është punë e mirë, sepse tregon mëshirë ndaj krijesave të Allahut, jo se Allahu nuk ka mundësi t’i furnizojë vet ata, por se Ai do që ta shohë bamirësinë mes robëve të Tij. Ajo është adhurim i hershëm, sepse gjendet kudo që gjenden mësimet e profetëve.

Dr. Abdullah Nabolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit