-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A i lejohet gruas të japë zekatin në vend të burrit të saj kur ai nuk e jep atë?

Më të lexuarat

 Pyetje: Një grua e ka bashkëshortin e pasur. Pasuria e tij ka arritur nisabin (masën e caktuar nga sheriati), i ka kaluar viti dhe ka ardhur koha të nxjerrë zekatin. Gruaja e ka këshilluar dhe i ka thënë se e ka detyrë, por ai ka kundërshtuar dhe nuk do që t’a nxjerrë zekatin. Ai i thotë: Kjo është pasuria ime dhe bëj çfarë të dua me të. Pas përpjekjeve pa dobi me bashkëshortin gruaja e ka nxjerrë zekatin pa dijeninë e burrit, duke dashur kështu t’a ndryshojë të keqen me dorën e saj. A lejohet veprimi i gruas?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, çojmë salavate mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen, shokët e tij dhe atë që ndjek atë!

Në vijim:

Mosdhënia e zekatit nga kopracia dhe lakmia e tepërt është nga gjynahet e mëdha dhe veprat e shëmtuara. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kujt i jep Allahu pasuri dhe nuk jep zekatin, atëhere ajo pasuri do t’i shndërrohet në Ditën e Gjykimit në një gjarpër helmues, koka e të cilit është e zhveshur dhe ka dy njolla të zeza. Do ta shtrëngojë rreth qafe, pastaj do ta kapë për nofullën e poshtm dhe do t’i thotë: Unë jam kapitali yt, unë jam pasuria jote.” 

Pastaj lexoi këtë ajet: “Ata të cilët bëjnë kopraci me atë që u dha Allahu nga të mirat e veta, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë kopraci në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, Allahu është i njohur mirë më atë që veproni.”

Ali Imran: 180

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra se Profeti (alejhi selam) ka thënë:

“Nuk ka ndonjë pasanik që nuk e jep zekatin e pasurisë së tij vetëm se do të hidhet në xhehenem, ku do t’i bëhen dy pllaka me të cilat i damkosen dy anët e tij dhe balli, derisa të gjykojë Allahu mes njerëzve në një ditë që është sa pesëdhjetë mijë vjet. Pastaj i tregohet rruga për në xhenet ose për në zjarr.

Nuk ka ndonjë pronar devesh që nuk jep zekatin e tyij vetëm se ai shtrihet (hidhet) para tyre (që ato t’a shkelin) në një tokë të sheshtë e të gjerë. Ato janë të mbushura dhe të majme, dhe sa herë kalon njëra vjen tjetra derisa të gjykojë Allahu mes njerëzve në një ditë që është sa pesëdhjetë mijë vjet. Pastaj i tregohet rruga për në xhenet ose për në zjarr.

Nuk ka ndonjë pronar bagëtish që nuk e jep zekatin e tyre  vetëm se shtrihet (hidhet) para tyre në një tokë të sheshtë e të gjerë. Ato janë të mbushura dhe të majme, e shkelin atë me thundra dhe e godasin me brinjë, jo me brirë të shtrembër e as shyta, derisa të gjykojë Allahu mes njerëzve në një ditë që është sa pesëdhjetë mijë vjet. Pastaj i tregohet rruga për në xhenet ose për në zjarr”.

Muslimani nuk është i lirë në pasurinë e tij, sepse Allahu ka urdhëruar për nxjerrjen e zekatit të pasurisë në librin e Tij duke thënë: “Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat). Njëkohësisht lutu për ta se lutja jote është qetësim. Allahu është Dëgjues, i Ditur.”

Teube: 103

Allahu i Madhëruar ka bërë në pasurinë e të kamurve një pjesë të caktuar për njerëzit nevojtarë, kur ka thënë: “Dhe ata që nga pasuria ndajnë një pjesë të caktuar Për lypësin dhe nevojtarin.”

El Mearixh: 24-25

Në suren Dharijat Allahu i Lartësuar i ka përshkruar robërit e tij të devotshëm me kryerjen e namazit, dhe i ka lavdëruar për dhënien e zekatit me sjelljen e mirë dhe mbajtjen e lidhjeve farefisnore. Allahu i Madhwruar ka thënë: “Nga pasuria e tyre kanë përcaktuar një pjesë për lypësin dhe të ngratin (që ka nevojë e nuk lyp).”

Shejh Uthejmini në “Mexhmu el fetaua” 18/14 ka thënë”: Ai është farz me unanimitet (ixhma) të myslimanëve. Kush e mohon obligimin e tij, ka mohuar fenë, përveç nëse është i ri në fe ose i rritur në një zonë të largët nga dija dhe dijetarët, atëherë justifikohet por mësohet. Nëse pas mësimit sërish këmbëngul në mohimin e tij, atëherë konsiderohet i dalë nga feja. Ndërsa kush nuk e jep nga kopracia dhe parëndësia, këtu ka mospajtim mes dijetarëve. Disa kanë thënë del nga feja – kjo është dhe një transmetim nga imam Ahmedi -, dhe disa të tjerë kanë thënë që nuk del nga feja por ka vepruar një gjynah të madh, dhe kjo e dyta është më e sakta. Argument se ai nuk konsiderohet i dalë prej feje është hadithi i Ebu Hurejrës (radiallahu anhu) … pastaj ka përmendur hadithin që e transmeton Muslimi”.

Veprimi i gruas, pra nxjerrja e zekatit në vend të bashkëshortit të saj nuk vlen aspak dhe nuk është i saktë derisa i zoti i pasurisë të jap leje për këtë. Kjo leje përmban nijetin e dhënies së zekatit dhe nijeti është kusht që puna të quhet e saktë.

Ka thënë Ibën Kudame në El Mugnij (4/88): Medhhebi i të gjithë fakihëve është që nijeti është kusht për dhënien e zekatit për shkak të fjalës së Profetit (alejhi selam): “Veprat vlerësohen sipas nijetit.”

Në El Meusua El Fikhije El Kuvejtije (Enciklopedia e Fikhut Kuvajtian) 21/145, shënohet: “Në borxhet e Allahut në pasuri absolute si; zekati, sadakaja dhe kefaratet (shlyerjet) lejohet autorizimi i tjetrit, pavarësisht nëse ai që e ka në ngarkim është i aftë t’a kryejë atë apo jo. Është detyrë nxjerrja e pasurisë nga i autorizuari, pavarësisht nëse kjo bëhet për të gjallin apo për të vdekurin. Veprimi për të gjallin nuk lejohet vetëm se me lejen dhe aprovimin e tij, sepse adhurimi ka nevojë për nijet dhe nuk quhet i kryer vetëm se me lejen e tij”.

Atëherë themi se: Detyra e gruas është të vazhdojë t’a këshillojë bashkëshortin dhe t’i kujtojë atij argumentet që përmendëm më sipër. Allahu është më i Dijshmi.

Shejh Halid Abdulmun’im Er Rifaij
Përktheu: Teuta Xeka
https://udhaebesimtareve.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit