1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

CILI ËSHTË ILAÇI MË I MIRË PËR ZEMRËN E NGURTË?!

Më të lexuarat

Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Vërtet për zemrën e ngurtë ka ilaç dhe ai është leximi i Kur’anit.

Argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartësuar.
أَنزَلْنَا هَٰذَا الْقُرْآنَ عَلَىٰ جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ ۚ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
Sikur këtë Kur’an t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembull të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.” (El-Hashr: 21)

Dhe mali siç e dimë është prej gurëve të mëdhenj (shkëmbinj), nëse do t’i shpallej atij, do të frikësohej dhe copëtohej! Kështu është edhe me zemrën kur lexon Kur’an. Kur njeriu lexon duke menduar dhe medituar, patjetër që zemra do të ndikohet prej tij.
Allahu i Lartësuar thotë:
“إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِمَنْ كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ”
“Vërtet këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.”
(Kaf: 37)
(اللقاء الشهري 4/682)

 

S.Kuburi /Mesofenetende

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit