Pyetje: Pse ligji i shkakësisë (shkak-efekt) nuk vlen edhe për Krijuesin? Ose, me fjalë të tjera, kush e krijoi Krijuesin?
Përgjigje: Së pari, ligjet e qenieve të krijuara nuk vlejnë për Krijuesin; ky është një fakt i vetëkuptueshëm. Përndryshe, do të mund të thoshim edhe: “Kush e ka gatuar kuzhinierin?”
Kush e pikturoi piktorin?
Është e vetëkuptueshme se Krijuesi është Ai që solli në ekzistencë kohën dhe vendin. Pra, është e pakonceptueshme të thuhet se ligjet që Ai krijoi nga asgjëja duhet të vlejnë edhe Të!
E dyta: Është e vërtetë se çdo qenie e krijuar duhet të ketë një krijues; megjithatë, në rastin e Krijuesit: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij,” [Surja esh-Shura].
E treta: Krijuesi nuk është i krijuar, por është i përjetshëm. Pra, si mund të pyesim: Kush e krijoi Atë?
Krijuesi duhet të jetë i përjetshëm dhe i nevojshëm për të ekzistuar. Përndryshe, do të futeshim në problemin e “sekuencës së aktorëve” që çon medoemos në mosndodhjen e veprimeve. Pra, Krijuesí duhet të jetë medoemos ekzistues dhe i përjetshëm, í Lartësuar qoftë Ai!
Dr. Hejthem Talat
*Shkëputur nga libri Islami dhe ateizmi ballë për ballë