3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përgjigje për çdo fëmijë?! – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Pyetje 1: Ç’është Shirku?

Përgjigje 1: Adhurimi i çdo gjëje tjetër përveç Allahut ose së bashku me Allahun.

Pyetje 2: Plotëso hadithin: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush betohet në diçka apo dikë tjetër përveç Allahut…”

Përgjigje 2: “… ka mohuar ose ka bërë idhujtari.”[1]

Pyetje 3: A mund ta dijë të fshehtën dikush tjetër përveç Allahut? Cili është argumenti?

Përgjigje 3: Të fshehtën nuk e di askush tjetër përveç Allahut të Madhëruar. Argument për këtë është fjala e Allahut në Kuran: “Thuaj: Askush përveç Allahut në qiej apo në Tokë, nuk mund ta dijë të fshehtën.” Neml: 65.

Pyetje 4: Çfarë kriteri duhet të plotësojnë veprat e mira të jenë të pranuara tek Allahu i Madhëruar?

Përgjigje 4: Duhet të kryhen me sinqeritet për hir të Allahut dhe në përputhje me traditën profetike.

Pyetje 5: Cila sure e ka shpërblimin sa një e katërta e Kuranit? A mund ta recitosh?

Përgjigje 5: Surja që e ka shpërblimin sa një e katërta e Kuranit është Surja El Kafirun.

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

“Kul ja ejuhel kafirun. *La eabudu ma teabudun. *Ue la entum abidune ma eabud. *Ue la ene abidum ma abed-tum. *Ue la entum abidune ma eabud. *Lekum dinukum ue lijedin.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit!

“Thuaj: O ju mosbesimtarë!  *Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni. *As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. *Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre (idhujve) që ju i adhuroni. *Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! *Ju keni fenë tuaj ndërsa unë kam fenë time!” (El Kafirun: 1-6)

Pyetje 6: Cili është Profeti ynë?

Përgjigje 6: Muhamedi (Paqja qoftë mbi të), i Dërguari i Allahut.

Pyetje 7: Çfarë kuptojmë me fjalët ‘Muhamedi i Dërguari i Allahut’? Çfarë na obligon kjo fjalë?

Përgjigje 7: Kjo do të thotë se Allahu i Madhëruar e dërgoi Muhamedin si mëshirë për mbarë njerëzimin, e njëkohësisht si përgëzues për punëmirët dhe qortues për keqbërësit.

Duke e pohuar këtë, ne obligohemi:

– Të besojmë çdo gjë për të cilën ai na ka lajmëruar.

– Të jemi të dëgjueshëm në lidhje me çfarë ai na ka urdhëruar.

– Të distancohemi nga çfarë ai na ka ndaluar dhe ka tërhequr vërejtjen.

– Ta adhurojmë Allahun vetëm sipas mënyrës që ai na ka mësuar.

Pyetje 8: A e di emrin e plotë të Profetit tonë, duke përmendur emrin e babait dhe gjyshit të tij?

Përgjigje 8: Ai është Muhamed bin Abdilah bin Abdilmutalib

Pyetje 9: Kush është njeriu të cilin duhet ta duam më tepër se çdokënd tjetër? Cili është argumenti?

Përgjigje 9: Ai është i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të). Argument për këtë është fjala e tij: “Asnjëri prej jush nuk do ta ketë besimin të plotë derisa unë të jem për të më i dashur sesa prindi i tij, fëmija i tij apo mbarë njerëzimi.”[2]

Pyetje 10: Kur lindi Profeti (Paqja qoftë mbi të) dhe në cilin vend?

Përgjigje 10: Lindi në qytetin e Mekës, në vitin 570 i cili njihet si ‘Viti i Elefantit.’[3]

 

Autor: Salim bin Sead Tauil
/udhaebesimtareve.com/
Përktheu: Edmond Ajdini

——————————————————————

[1] E transmeton Tirmidhiu me nr. 1535, nga sahabiu i nderuar Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Shejh Albani e ka vlerësuar këtë hadith si të saktë, ashtu siç gjendet në librin e tij “Es Silsiletu Es Sahiha” me nr. 2042.

[2] E transmeton Buhariu me nr. 15, nga Enes bin Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).

[3] Njihet me këtë emërtim për shkak se në atë vit një sundimtar etiopias i cili quhej Abraha, formoi një ushtri dhe me të u nis për të shembur Qaben ku në krye të saj kishte vendosur një elefant gjigand. Allahu i Madhëruar e mori në mbrojtje faltoren e lashtë (Qaben) duke e shkatërruar ushtrinë e Abrahas, ashtu siç përmendet në Kuran në suren El Fijl.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit