3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?

Më të lexuarat

Pyetje: Selamun Alejkum Hoxhë i nderuar. A lejohet që në namaz, në një rekatë të këndohen dy apo më shumë sure, pamvarësisht a jemi në namazi farz apo sunet?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Nuk ka ndonjë ndalesë për të lexuar namazliu më shumë se një sure në një rekatë, qoftë në farz apo nafile, dhe qoftë imam apo xhematë.

Një gjë e tillë është vërtetuar nga Muhamedi (salallahualejhiveselem), se ai në disa namaze, i ka kënduar nga dy apo më shumë sure në një rekatë. Transmeton Abdullah ibn Mes’udi se Muhamedi (salallahualejhiveselem), në një rekatë e ka kënduar suren En-Nexhm dhe suren Er-Rahman, apo suren Ikterabet dhe El-Hakah, apo suren Et-Tur dhe Edh-Dharijat… (Transmeton Ebu Davudi, dhe Shejh Albani këtë hadith e cilëson si të vërtetë). Gjithashtu transmeton Hudhejfeh se Muhamedi (salallahualejhiveselem) në namazin e tij të natës, në një rekatë ka kënduar suren El-Bekareh, En-Nisa dhe Ali Imran. (Transmeton Muslimi)

Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Lejohet që njeriu të lexon pas Fatihasë dy apo tri sure, apo të mjafton vetëm me një sure, apo ta ndajë një sure në dy pjesë në dy rekatë, dhe e gjithë kjo duke u mbështetur në ajetin e përgjithshëm: “Lexoni sa të keni mundësi prej Kur’anit”. (El-Muzemil 20) Dhe thotë Shejh Albani në librin e përshkrimit të namazit të Muhamedit (salallahualejhiveselem), se Muhamedi (salallahualejhiveselem) ndonjëherë i ka bashkuar në një rekatë, dy apo më shumë sure.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit