14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Njëzet llojet e shehidëve- Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat


Pejgamberi, ﷺ, thotë:
Shehidët janë pesë:
1- Ai që vdes në epidemi.
2- Ai që vdes nga sëmundjet e barkut.
3- Ai që vdes i përmbytur.
4- Ai që vdes nën gërmadha.
5- Ai që vritet në betejë.
(Buhariu, nr. 2829 dhe Muslimi, nr. 1914).
Imam Ibën Haxheri, rahimehullah, thotë:
Sipas haditheve të sakta është vërtetuar se numri i shehidave është njëzet edhe atë:
1-Ai që vdes në epidemi,
2- Ai që vdes nga sëmundjet e barkut,
3- Ai që vdes i përmbytur,
4- Ai që vdes nën gërmadha, 5- Ai që vritet në betejë,
6- Ai që vdes i djegur,
7- Ai që vdes nga pleuritisi, 8- Gruaja që vdes shtatëzënë ose gjatë lindjes,
9- Ai që vdes nga tuberkuloza,
10- Ai që vdes duke mbrojtur pasurinë e vet,
11- Ai që vdes duke mbrojtur fenë e vet,
12- Ai që vdes duke mbrojtur gjakun e vet,
13- Ai që vdes duke mbrojtur familjen e vet,
14- Ai që vdes duke mbrojtur hakun e vet,
15- Ai që vdes pasi e ka rrëzuar deveja apo ati i vet,

16- Ai që vdes pasi e ka kafshu ndonjë akrep apo gjarpër,
17- Ai që vdes në shtrat duke shpresuar shehidllëkun,
18- Ai që vdes në gurbet (hadithi është i dobët),
19- Ai që vdes i mobilizuar në rrugë të Allahut dhe
20- Atë që e kafshojnë shtazët e egra”. (Fet-hul-Bari, 6/43).
Imam Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Për secilin lloj të këtyre shehidave ka hadith që tregon se ai njeri është shehid, domethënë e ka shpërblimin e shehidit. Zakonisht janë vdekje të vështira. Kjo është dhuratë të cilën Allahu ia ka dhënë Umetit të Muhammedit, ﷺ, duke ia bërë këto veprime pastrim për gjynahet e tyre, shtim për shpërblimet e tyre, edhe pse gradat mes tyre dallojnë, sipas mendimit tonë, edhe pse Allahu e di më së miri. (Bedhlul-Maun, fq. 186).


Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit