2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

BE-ja kërkon nga punonjësit e saj të mos përdorin inteligjencën artificiale

Më të lexuarat

BE-ja kërkon nga punonjësit e saj të mos përdorin inteligjencën artificiale
Komisioni Evropian ka përgatitur rregulla të reja që vendosin kufizime për përdorimin e teknologjive të ndryshme të inteligjencës artificiale të tilla si roboti i bisedës “ChatGPT” dhe “Bard”

Komisioni Evropian u ka kërkuar punonjësve të tij që të mos përdorin në punët kritike robotë të bisedave të inteligjencës artificiale të tillë si “Chat GPT”, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi të faqes së internetit Politico, Komisioni Evropian ka përgatitur rregulla të reja që vendosin kufizime për përdorimin e teknologjive të ndryshme të inteligjencës artificiale të tilla si roboti i bisedës “ChatGPT” dhe “Bard”, zona e përdorimit e të cilëve është përhapur shpejt kohët e fundit te personeli.

Rregullat e reja synojnë të ndihmojnë punonjësit me rreziqet dhe kufizimet e mjeteve të inteligjencës artificiale onlajn dhe në përdorimin e këtyre në mënyrë të sigurt në aktivitetet e punës së Komisionit.

Në këtë kuadër, teksa përdoret mjeti i inteligjencës artificiale, nuk do të ndahen ose zbulohen informacione të cilat nuk janë të hapura për publikun.

Po ashtu do të ketë vetëndërgjegjësim se përgjigjet e dhëna nga inteligjenca artificiale mund të jenë të gabuara ose të njëanshme.

Ndërkohë, do të kihet parasysh edhe çështja nëse inteligjenca artificiale shkel apo jo të drejtat e pronësisë intelektuale.

Informacionet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale nuk do të kopjohen dhe ngjiten kurrë në dokumente zyrtare.

Teksa punohet mbi procese kryesisht kritike dhe të ndjeshme, mjetet e inteligjencës artificiale nuk do të përdoren.

BE-ja nuk ka ende një rregullore për “ChatGPT” ose për sisteme të ngjashme të inteligjencës artificiale, por Komisioni Evropian dy vite më parë përgatiti propozimin e parë të rregullores ligjore që përmban kuadrin e rregullave të reja për inteligjencën artificiale dhe ia dorëzoi atë vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian. Ky propozim vendoste disa kufizime dhe rregulla transparence në përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.

Në propozimin ligjor të Komisionit, sistemet e inteligjencës artificiale ndaheshin në katër grupe kryesore, si “rrezik”, “rrezik i lartë”, “rrezik i kufizuar” dhe “rrezik minimum”.

Brenda strukturës së BE-së vazhdojnë punimet mbi këtë rregullore.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit