6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vazhdon largimi i reklamave të vendosura nga biznese të ndryshme në Prishtinë

Më të lexuarat

Estetika urbane mjedisore është ajo që na mungon në rrugë, qytete, fabrika, fshatra, pyje, lumenj, parqe, etj. Apo siç thuhet në popull jashtë “gardhit” tim, bëni ç’të doni.

Rrugët, qoshet e ndërtesave janë të pushtuar nga bërllogu, apo billboard-et me lloj-lloj reklamash dhe ajo që të bie në sy e që janë të vendosura pa shije, pa standard e ndoshta pa leje paraprake janë edhe shenjat reklamuese të bizneseve që kanë pushtuar muret e banesave, lokaleve që sapo t’i shikosh ta zënë frymën.

Motilokal vazhdimisht ka publikuar fotografi që këto reklama po e shëmtojnë kryeqytetin dhe po ndotin pamjen vizuele, duke apeluar për largimin e tyre.

Sot komuna e Prishtinës, më konkretisht drejtoria e Inspekcionit ka filluar largimin e reklamave të vendosura gjithandej në qytet nga biznese të ndryshme pa ndonjë planifikim paraprak, si rrjedhojë, edhe pa pëlqimin e organeve kompetente komunale.

“Edhe sot ka vazhduar aksionin për largimin e reklamave të vendosura pa leje e të cilat, përveç që në raste të caktuara dëmtojnë gjelbërimin dhe hapësirat tjera publike, po shëmtojnë jashtëzakonisht shumë pamjen e disa pjesëve të caktuara të kryeqytetit”, ka njoftuar Drejtori e Inspekcionit në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit