2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Panelet e vogla diellore në Francë po ulin faturat e energjisë për qytetarët

Më të lexuarat

Në kohë krize energjie, dielli nuk shkëlqen njësoj për këdo. Faturat u dhëmbin më pak atyre që kanë panele diellore, por jo të gjithë mund t’i përballojnë ato.

Një kompani në Vertu të Francës po bën para duke shitur një pajisje me panele të vogla për 780 euro. Instalimi i saj është 20 herë më i lirë se panelet tradicionale fotovoltaike.

“Nuk doja të shpenzoja shumë para në instalimin e paneleve fotovoltaike. Prandaj zgjodha ta bëj në mur, që ishte dhe brenda mundësive të mia”, thotë një qytetar.

Panelet janë modulare dhe mund të shtohen kur nevojitet më shumë energji, një manovër që sjell kursime të mëdha.

“Kufiri bazik është 300 vatë. Ai përbën rreth 15% të konsumit shtëpiak dhe na lejon të kemi një balancë të mirë mes impaktit individual dhe një çmimi të përballueshëm për të shijuar teknologjinë”, u shpreh Ralph Feghali, themelues i “Beem Energy”.

Ndryshe nga sisteme të tjera, energjia nuk grumbullohet në bateri, por konsumohet direkt. Ajo futet në sistem falë një prize dhe një aparati. Kjo përkthehet në më pak shpenzime dhe më shumë kursime.

“Në prill të 2020-s fatura na vinte 146 euro. nëse e krahasojmë me 2021-shin mund të shohim se ka rënë në 118 euro. Kursejmë rreth 30 euro në muaj. Kështu ngrihet pyetja nëse mund të bëjmë instalime të tjera. Është diçka të cilën po e mendojmë”, theksoi një qytetar.

Paneli bën gjithashtu të mundur heqjen dorë nga zakonet e kursimit si fikja e lavatriçes apo e hekurit të rrobave në orën e pikut, një periudhë që përkon me atë të izolimit më të madh./euronews/Motilokal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit