Një sipërmarrës multimilionerë që krijoi dy nga aplikacionet më të njohura të telefonave të mençur, është gjetur i vdekur pas një mbidoze të dukshme të drogës.
Colin Kroll ishte përgjegjës për ‘Vine’ aplikacionin për ndarje ne videove prej gjashtë sekondash dhe kohët e fundit në ‘HQ Trivia’ që tregon përdoruesit që fitojnë para të gatshme duke marrë pjesë në një shfaqje ‘Live’ të telefonave të mençur.
34 vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Nju Jorku. NJë burim i NYPD, duke folur për TMZ, ka treguar se droga në mënyrë specifike kokaina dhe heroina ishin të përfshira në vdekjen e tij.
Megjithatë kjo nuk u konfirmua pasi po pritet raporti ekzaminues mjekësor. Në vitin 2021 ai kishte punuar në Yahoo dhe në vitin 2015 u transferua në Vine, ku edhe themeloi ‘HQ Trivia’, që u bë shumë i suksesshëm në fillim të këtij viti.