7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“A e merr ****” i tha Kadri Veseli, askush nuk i doli në krah deputetes!

Më të lexuarat

Kadri Veseli para pak ditësh kishte ofenduar në mënyrë të rëndë Drita Millakun, një grua që është deputete nga radhët e VV-së. Përveç shakave të rrjeteve sociale, deklarata e tij seksiste dhe ofenduese u la në harresë. Rrjeti i grave të Kosovës as edhe një reagim të vetëm. Kontrolloni faqen e tyre për të parë nëse ka diçka të tillë. Ajo që është më e rëndë, as Lëvizja Vetëvendosje nuk ka reaguar për të mbrojtur deputeten e tyre.

Nëse femra ofendohet e nënçmohet në hapësirën më të rëndësishme të shtetit, paramendoni se çfarë i ndodh asaj në institucione e vende të tjera të punës! Sikur ajo të jetë nëna, motra, halla, tezja jote si do të ndiheshe? Po këto që marrin fonde për ta ecur çështjen e gruas përpara heshtin para një deklarate të tillë çfarë misioni dhe agjende qojnë përpara? Kur është fjala për homot të parat që shkruajnë deklarata në mbrojtje, ndërsa kur gruaja deputete i thuhet: “A e merr në gojë” para krejt deputetëve, para syve të gjithë në televizion Publik, kjo bëhet sikur nuk ka ndodh gjë!

Kjo edhe niher tregon se sa farse i keni deklaratat në mbrojtje të gruas, ngase ato i keni vetëm çështje fondesh. Ku ngelën ato portale laike që as gjuhën nënçmuese nuk e dënojnë dhe asnjë shkrim nuk e bëjnë kundër tyre! Një shoqëri demokratike e orientuar drejt Perëndimit nuk është kështu. Një deklaratë e tillë dhe sharjet e kryeparlamentarit duhet të merren në pyetje, e duhet shkuar deri në shkarkimin e tij. E dhimbshme dhe e rëndë të jesh grua në Kosovë, kur nuk përkrahesh as nga ato që janë të të njëjtës gjini./KOHAISLAME.COM/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit