10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rusia e shqetësuar për “trajnimin” e luftëtarëve sirianë në Kosovë

Më të lexuarat

Ambasadori i Rusisë në OKB Vitali Çurkin i tha Këshillit të Sigurimit se vendi i tij është i shqetësuar rreth njoftimeve se kryengritrësit sirianë po trajnohen në Kosovë.

Çurkin tha se nëse këto raporte janë të vërteta, prania e luftëtarëve sirianë në Kosovë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të rivendosur paqen në Siri.
Çurkin shtoi se “duke e kthyer Kosovën në një qendër ndërkombëtare të trajnimit për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo kthehet edhe një faktor serioz destabilizues që shkon përtej rajonit të Ballkanit.”
Ai i bëri këto komente gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, ku u debatua për situatën në Kosovë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka pranuar se Qeveria e Kosovës është në kontakt me opozitën siriane, por shpjegoi se Kosova ishte “ndër qeveritë e para në Evropë që mbështeti opozitën në Libi dhe në vendet tjera arabe”, në vitin 2011, sepse “ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata.”
Hoxhaj hodhi poshtë pretendimet se luftëtarët e opozitës siriane po trajnohen në shillit t Kosovë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit