6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

RTV 21 – KANCERI I MEDIAVE KOSOVARE!

Më të lexuarat

Në bazë të statistikave të fundit në Kosovë jetojnë rreth dy milion banorë, ku 96% prej tyre kanë deklaruar se janë musliman dhe i përkasin fesë islame.

Dhe ky Islam, të cilit i takojnë me vetdëshirë, është i ndërtuar mbi bazat e moralit, por këta 96% musliman sa munden me qenë të veshur me petkun e moralit Islam në Kosovë, kur dihet fare mirë se mediat tona, e në veçanti “RTV 21”, punojnë vazhdimisht për zhveshjen e këtij petku të bukur nga bijt dhe bijat e këtij populli?!

Shumica e emisioneve dhe projekteve që shfaqen në këtë televizion janë në kundërshtim të plotë me traditën e ndershmërisë, pastërtisë dhe moralit të burrit dhe gruas shqiptare, të gjitha janë jashtë natyrshmërisë dhe logjikës së shëndoshë, të gjitha janë material furre.

Dhe ne jemi dëshmitarë vet, njeriu edhe me dashtë me kërku ndonjë emision cilësor që ngritë intelektualitetin e vërtetë të njeriut, ai vetëm se rrëshqet në emisionet, projektet, serialet apo këngët e tyre, të cilat dëshmojnë nivelin shtazarak të “moralit” të atyre projektuesve, ose më qartë të themi karakterin zero të atyre ideatorëve që punojnë ditë e natë kundër vlerave që kanë shije islame dhe shqiptare. Ata nuk hezitojnë të shfaqin në ekran edhe fotografi femrash nudo, komplet me karakter pornografik, të zhveshura në mënyrën më të turpshme, në pikë të ditës, ku mund lehtë të infektohet edhe morali i fëmijëve tonë, dhe gjithë këtë duke e llogaritur ata “emancipim”, a në fakt është emancoptim total. Kjo ndoshta atyre ju dhembë, por ne nuk heshim para të keqes, e fatkeqësisht e di se dikujt shumica e kohës i shkon para emisioneve kancerogjene të atij televizioni, e gjithë kjo veprimtari, para kujt?! Para muslimanëve shqiptar! Me çfarë qëllimi?! Që t’ua zhveshin dhe humbin edhe atë pak ndërgjegje, turp, moral, nderë dhe karakter që ju ka mbetur dhe të gjithë së bashku për në Eugropë të pa fund të Xhehenemit (Europë).

Skandali dhe turpi bie mbi televizionin më anti vlerë në vend, RTV 21, nuk kursehen as televizionet tjera, por në veçanti RTV 21, televizion, i cili të qon në pus pa fund, në të cilin televizion rrallë herë mund të përfitosh nga emisionet me karakter shkencor, edukativ, moral, arsimor, fetar, intelektual, kombëtar etj, a thua pse?!

Sepse s’ka emisione të tilla, nuk ekzistojnë, s’ka burra që krijojnë emisione, të cilat e ngritin karakterin fisnik të popullit, fatkeqsisht nuk ka, kanë vdekë burrat në këtë televizion, së paku unë s’po shoh fryte të bereqetshme në këtë televizion, gjithmonë duke bë përjashtime, ngase rrallë herë qesin edhe emisione pozitive, por shumë rrallë.

Në shumicën e industrive të tyre filmike dominon poshtërsia dhe fëlliqësira, gjithmonë duke tentuar rrëzimin e vlerave të mirëfillta, pastaj ata shfaqin emisione, të cilat kanë karakter materializmi dhe bixhozi, ku thirrja bëhet në “fitim”, a në fakt çdo gjë është humbje, sepse ashtu po e mashtrojnë dhe ngufatin popullin e pavetëdijshëm, pastaj ata i anashkalojnë emisionet fetare, duke mos i thirrur kurrë hoxhallarët për t’i bë shpjegimet e librit më të famshëm të quajtur Kur’an, i cili thërret në paqe, drejtësi e harmoni, a thua pse, ku po duan me na qu kështu, ku po e shohin ata “përparimin”?!

Gjysmë të zhveshur dhe të zhytur në amoralitet vetëm në Xhehenem shkohet, tjetër vend nuk di, nëse dikush prej jush e di se ku shkohet me amoralitet, pos në Xhehenem, le të më tregoj.

Na dhimbsen më së shumti rinia shqiptare, e cila është zemra, boshti, truri, armatura dhe ardhmëria e popullit kosovar dhe më të pastërtit në ballkan, por fatkeqsisht morali i tyre po ndryshket sikur hekuri, rezultat i thithjes së anti vlerave që i promovon radio televizioni 21.

Ata bien viktimë më së shumti, dikush ata duhet t’i kap për dore dhe t’i nxjerr nga errësirat e këtij televizioni, sepse rinia kosovare kurrë asnjëherë nuk e ka pa përparimin në lakuriqësi, në pornografi, në tradhëti etj. Kurrë asnjëherë nuk i ka imituar të huajt, gjë që një nga qëllimet e këtij televizioni të ulët është edhe largimi i rinisë prej rregullores së Allahut dhe kapja e tyre pas rregulloreve dhe anti vlerave të dreqit.

Po shihet shumë qartë se ky televizion është armik i joni, nuk na e don të mirën sepse synon t’u jap lamtumirë vlerave që i kemi trashëguar me shekuj, andaj, mos të mashtrohemi pas kësaj plake të shëmtuar nën vellon tërheqëse.

Nëse deri sot kemi qenë të kurorëzuar me të, të shkurorëzohemi pa drejtë kthimi, sepse fati i mirë i popullit tonë është jashtë tuneleve pa drita të radio televizionit 21.

Ky televizion nuk ka vend në Kosovë, të paktën aty ku ka gjak shqiptari, ku ka burrëri fisnike, ku thërret ezani, nuk ka, sepse shqiptari dhe shqiptarja e vërtetë për fe, moral dhe atdhe ta sakrifikon vetveten pa hezitim.

Kontribuesit e këtij televizioni shumë me ndikim negativ, për çudi, i qesin radhazi disa seriale, të cilat nuk publikohen as në ato vende ku gjirohen, e “shqiptarët” e këtij televizioni dalin “më të mençur” dhe i japin hapësirë një seriali që fare s’ka të bëj as për së afërmi e as për së largi me vlerat tona kombëtare dhe fetare, andaj, ne duhet t’i hapim sytë, mos të lejojmë servime kaq të liga në mesin tonë, mos të lejojmë me na hangër luajt e egër dhe të ndytë të maleve të dendura nga tymi i amoralitetit dhe materializmit, sepse na merr pusi dhe s’ka kush që na nxjerr pastaj nga ai pus.

Nuk i ka hije një shqiptarit musliman apo një shqiptares muslimane, e cila dëshiron të përparojë edhe fetarisht, edhe kombëtarisht, edhe moralisht, edhe intelektualisht, që të ndytet me skenat e serialeve gjysmë-pornografike, me ato muzika, të cilat bllokojnë sistemin nervor, me ato spektakle që promovojnë zhveshjen e turpit të bijës së shqiptarit, ku luftohet çdo element dhe vlerë fetare, në veçanti islame, sepse mund të zbresë hidhërimi i Allahut, e si rezultat të pasohet me dënim, e të keni kujdes, sepse dënimi i Tij është shije e idhët që nuk përballohet, andaj, kush dëshiron fat të mirë, integrim dhe përparim, zhvillim dhe korrje suksesi, mburrje dhe krenari para të tjerëve dhe mbi të gjitha triumf, le t’i kthehet vlerave fetare dhe kombëtare, e jo kafshatave të të huajve, sepse të mbesin në fyt, e ta dimë të gjithë se koha është si shpata, po nuk preve me të, të pret ajo ty.

Ta përmendi edhe faktin se shkencëtarët kanë arritë me nda sekondin në dy bilion pjesë, arritje shkencore e re, dhe në një pjesë prej dy bilion pjesëve të sekondit kanë arritë materien me pa se si po lëvizë, e unë ua them me plotë bindje e 1001 argumente, se në momentin kur radio televizioni 21 transmeton në mediumin e tij karakterin më të ulët “të intelektualizmit dhe emancipimit” të tyre, ne duhet shmangë sepse nuk e meriton as edhe një pjesë prej dy bilion pjesëve të sekondit që t’ia kushtojmë, sepse me thithjen e erës së emisioneve amorale të radio televizionit 21, jo që bllokohen mushkëritë, po gjaku ndërron ngjyrën dhe bëhet zall, andaj, unë ju dua në emrin e Allahut, për atë po ua them këtë realitet, ruajuni nga ky televizion i degjeneruar, ruajuni nga emisionet që janë plumb dhe helm mbi gjoksin e rinisë tonë, dezinfektohuni njëherë e përgjithmonë prej shumicës së emisioneve dhe projekteve të tyre sepse ne si shqiptarë musliman s’kemi asgjë të përbashkët me haramin, me të kotën, me të pamoralshmen, me injorancën dhe me epshet e devijuara që na vijnë nga jashtë.

Allahu, Krijuesi i qiejve dhe i tokës thotë: “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në botën tjetër”. (Kur’an, kaptina nr.24, ajeti nr.19).

Le të jetë kjo fjalë e plotëfuqishme e Allahut të madhëruar mesazh për ta deri në ditën e fundit.

Ju që e doni rininë të qendisur me moral të shqiptarit musliman të vërtetë, shpërndajeni këtë realitet që ua paraqitëm, sepse atyre ju ka ardhë fundi, janë në prag të perëndimit dhe shkrirjes, sepse sa më të vetëdijshëm kosovarët, aq më larg nga bërllogjet, poshtërsitë dhe fëlliqësirat kancerogjene të radio televizionit 21.


Shkroi: Labinot Kunushevci


Shkrimi paraqet refleksionin personal të autorit, dhe jo me doemos paraqet opinionin e redaksisë së Koha Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit