23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Vdes Hugo Chavez

Më të lexuarat

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka vdekur në moshën 58-vjecare, pas muajsh të tërë “lufte për jetën”.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëspresidenti i Venezuelës. Chavez nuk ishte shfaqur në publik, që prej rikthimit të tij në Venezuelë muajin e kaluar, pas trajtimit të kancerit në Kubë.

Nicolas Maduro, tepër i emocionuar, bëri të ditur lajmin mbasditen e së martës, ditë gjatë së cilës Venezuela largoi edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, për shkak se akuzojnë SHBA-të për ndërhyrje në shkatërrimin e politikës së vendit të tyre.

Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti i Venezuelës vuante nga një infeksion i ri i rëndë në rrugët respiratore, teksa gjatë ditës së sotme, ai ishte futur “në orët më të vështira” të betejës kundër sëmundjes së tij./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit