I. Lidhja shpirtërore me Kur’anin
• Të fillojë çdo rrugëtim me lutje dhe përulje të sinqertë ndaj Allahut, duke kërkuar ndihmën dhe përforcimin e Tij.
• Të ketë gjithmonë nijetin e pastër dhe ta shohë Kur’anin si adhurim dhe amanet.
II. Metodat e rishikimit dhe ruajtjes së memorizimit
• Të mbyllë Mus’hafin gjatë rishikimit, në mënyrë që të forcojë leximin nga memoria.
• Të lexojë me zë të lartë për përqendrim më të mirë dhe fiksim të saktë të ajeteve.
• Të lexojë Kur’anin nga memoria brenda namazit, veçanërisht në namazet vullnetare.
• Të kujdeset për rishikim të përditshëm dhe të pandërprerë, sepse vazhdimësia është çelësi i ruajtjes.
III. Përmirësimi i cilësisë së recitimit
• Të dëgjojë rregullisht lexues (kurrā’) të përkryer për të korrigjuar shqiptimin dhe texhvidin.
• Të përdorë tertilin gjatë rishikimit, duke lexuar ngadalë, qartë dhe me qetësi.
• Të recitojë përpara një të afërmi ose shoku për të zbuluar gabimet dhe për të fituar siguri në lexim.
IV. Thellimi i kuptimit të ajeteve
• Të lexojë një tefsir të shkurtër për ajetet e mësuara, në mënyrë që memorizimi të shoqërohet me kuptim.
• Të përpiqet ta lidhë kuptimin e ajeteve me jetën e përditshme dhe veprimin praktik.
V. Llojet e hatmeve dhe organizimi i leximit
• Hatme e dëgjimit: dëgjimi i një shejhu të përkryer që reciton tërë Kur’anin.
• Hatme e leximit: caktimi i një sasie të qëndrueshme nga Mus’hafi çdo ditë.
• Hatme e namazit: leximi, në namazet vullnetare, i asaj që është lexuar në hatmen e leximit.
• Hatme e rishikimit: lexim i shpejtë (ḥadr) jo më pak se tre xhuze për ruajtjen e përgjithshme të Kur’anit.
• Hatme e meditimit: leximi i një ajeti ose më shumë, me kuptimin e tefsirit dhe zbatimin e tij në jetë.
VI. Përfundim dhe këshillë
• Të bashkojë sinqeritetin, durimin dhe vazhdimësinë në këtë rrugë.
• Ta bëjë Kur’anin shoqërues të përhershëm, dritë për zemrën dhe udhërrëfyes për jetën.
Hoxhë Bekir Halimi
