20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Udhëzime Kuranore në formimin e personalitetit mysliman

Më të lexuarat

Udhëzimet Kuranore thërrasin që njeriu të formohet në anën e brendshme të tij, të formoj zemrën e tij, dëshirën e tij, mendjen e tij, shpirtin e tij. Po ashtu Kurani thërret që njeriu ta kuptoj vetën e tij drejtë dhe mirë. Kur njeriu arrin ta formoj brendësinë e tij, ta pastroj zemrën e tij, ta ushqej shpirtin e tij me udhëzimin e Allahut atëherë njeriu është i gatshëm që ti përballoj vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohet në këtë botë.

Kurani i bënë thirrje myslimanit që të jetë një personalitet i fuqishëm dhe i qëndrueshëm në fenë e tij.
Gjëja e parë që thërret Kurani në formimin e personalitetit të myslimanit është që ai të forcoj besimin dhe bindjen e tij në Allahun. Ai i cili forcon besimin e tij në Allahun ka forcuar personalitetin e tij si mysliman. Gjithmonë besimtari duhet të ketë parasysh vëzhgimin e Allahut ndaj tij. Në çdo punë të jetë i sinqertë. Çdo punë që e bënë të përkujtoj shpërblimin e tij te Allahu. Islami porositë që të kujdeset besimtari për besimin e tij në Allahun, sepse është gjëja më e shtrenjtë që e posedon. Ta ushqej besimin e tij me vepra me të cilat afrohet te Allahu. Të kujdeset për pastërtinë e tij të brendshme dhe të jashtme. Të kujdeset që sa më shumë ta kujtoj Krijuesin e tij, ti lutet Atij, të jetë i kujdesshëm që adhurimin ta kryej në kohën e duhur. Islami kërkon nga besimtari që të jetë stabil në besimin e tij, dhe të qëndroj në këtë derisa të qëndroj në këtë botë. Allahu thotë në Kuran: Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, ( Fussilet 30,31). Islami është fe e cila përfshinë tërë jetën ton. Dhe çdo gjë që njeriu me të dëshiron ta forcoj personalitetin e tij e gjen në fenë e Allahut. Të kapurit për fenë e Allahut, qëndrimi në fenë e Allahut është njëra prej formave që forcon personalitetin e myslimanit. Gjithmonë, myslimani i fuqishëm është më i mirë dhe më i dobishëm se myslimani i dobët. Ndërsa fuqia e besimtarit fitohet përmes besimit dhe të kapurit për fenë e Allahut.

Në formimin e personalitetit të myslimanit ndihmon edhe përmirësimi i raporteve të njeriut me Krijuesin e tij në çështjet e adhurimit. Myslimani është i thirrur që të zbatoj atë që ka urdhëruar Allahu dhe të largohet nga ajo që ka ndaluar Ai. Adhurimet në islam janë të veçanta. Përmes tyre synohet përsosmëria shpirtërore dhe rregullimi i jetës individuale dhe shoqërore. Myslimani është quajtur mysliman për shkak se ai i nënshtrohet urdhrave të Allahut. Adhurimet luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e personalitetit të myslimanit. Namazi pastron brendësinë e besimtarit. Ngritë vetëdijen e frikës ndaj Allahut. Mban lidhjen e njeriut me Krijuesin e tij, pastron moralin e tij. Ruan ekuilibrin e besimit të tij. Po ashtu zekati, haxhi, agjërimi, dhe gjitha adhurimet tjera ndikojnë në formimin e personalitetit të myslimanit, në përsosmërinë e tij.

Në formimin e personalitetit të myslimanit ndihmon edhe modeli i mirë nga njerëzit e mirë. Besimtari duhet të formoj personalitetin e tij duke marr shembull njerëzit e mirë. Shoqërimi me njerëz të mirë është faktori më i rëndësishëm në formimin e personalitetit të myslimanit. Po ashtu është garantues i ruajtjes së vlerave që një besimtar i posedon nga feja e tij. Ka shumë njerëz të mirë që kanë humbë vlerat e tyre për shkak të shoqërimit me njerëz të këqij. Njerëz të mirë ka vazhdimisht. Ata janë prezent gjatë jetës tënde. Ata ndoshta jetojnë me ty. Andaj, mundohu që ata me të cilët shoqërohesh të jenë njerëzit e mirë.

 

Po ashtu merr model nga e kaluara e njerëzve të mirë. S’ka dyshim se i Dërguari i Allahut është kulmi i shëmbëlltyrës dhe modelit të mirë. Pastaj shokët e tij. Pastaj njerëzit e mirë në përgjithësi.
Në formimin e personalitetit ndihmojnë edhe njohurit që duhet ti ketë myslimani për fenë e tij. Besimtari duhet të njihet me fenë e tij më shumë. Duhet të lexoj libra fetare më shumë, të dëgjoj këshilla fetare më shumë, që të pajiset me njohuri fetare. Nuk mund të formosh personalitetin mysliman nëse ti nuk ke njohuri të mjaftueshme për islamin tënd. Sikur që nuk mundë të jesh një profesor i suksesshëm dhe me ndikim nëse ti nuk e njeh profesionin tënd. Nuk mund të jesh një mjekë i mirë, dhe nuk mund të kesh një personalitet, nëse ti nuk e njeh profesionin tënd. Po kështu në të gjitha profesionet tjera. Nuk mund të kesh personalitet nëse ti nuk e njeh fushën tënde. Nuk mund të jesh një mysliman me personalitet nëse ti nuk ke njohuri për fenë tënde. Leximi për Islamin duhet të jetë kulturë e vazhdueshme e jetës tënde. Pa marr parasysh angazhimet që janë dhe obligimet e jetës që janë. Myslimani duhet të ndaj pak nga koha e tij ditore që të lexoj porositë islame dhe këshillat e sajë. Sepse, ato i rregullojnë jetën dhe i japin vullnet në tejkalimin e sfidave të jetës.

Në formimin e personalitetit të myslimanit ndihmon edhe lufta që e bënë njeriu me vetën e tij, për ta mposht epshin dhe egon e tij. Njeriu vazhdimisht duhet të luftoj me vetën e tij, të angazhohet ta zotëroj epshin e tij dhe ta sundoj atë. Lufta më e madhe që njeriu ka nevojë ta bëjë, është lufta me vetën e tij. Ajo është e vazhdueshme deri sa të jetoj njeriu. Allahu ka garantuar shpëtim për atë i cili angazhohet për vetën e tij. Ai thotë në Kuran: Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punë mirët! (Ankebut: 69)

Në formimin e personalitetit ndihmon edhe kujdesi i myslimanit ndaj kohës së tij. Myslimani duhet të menaxhoj kohën e tij. Jeta e njeriut prej lindjes e deri në vdekjen e tij nuk është asgjë tjetër vetëm se kohë të cilën ai e kalon. Njeriu ka mundësi shumë gjëra që ti kthen mbrapa dhe ti rregulloj ato. Por, kohën asnjëherë nuk ka mundësi ta kthej mbrapa. Koha është më e shtrenjtë se ari. Myslimani duhet ta dijë se para tij ka qaste, momente dhe kohë që ka mundësi me to ti fitoj të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Bereqeti i kohës është në shfrytëzimin dhe menaxhimin e saj. Çdo herë kur myslimani di ta shfrytëzoj dhe ta menaxhoj kohën , Allahun i qon bereqet në kohën e tij.

Në formimin e personalitetit të myslimanit ndihmon edhe interesimi i myslimanit që të jetë i dobishëm edhe për të tjerët. Myslimani duhet të jetë i drejt dhe të gjykoj me të drejtën në çdo gjendje të tij. Nuk duhet që hidhërimi i tij ti mbuloj të mirat. Po ashtu nuk duhet që për ti kënaqur të tjerët ti mbyll sytë para të keqes. Nuk guxon që armiqësia ndaj dikujt ta shtyj myslimanin që bëjë padrejtësi. Myslimani e thotë të vërtetën edhe nëse ajo është në kundërshtim me vetën e tij. Myslimani duhet të jetë zemërgjerë, i butë dhe i mëshirshëm.

Në formimin e personalitetit të myslimanit ndihmon edhe profesionalizmi i tij në fushën në të cilën i takon ai. Është porosi islame që myslimani çdo punë që e kryen ta bëjë atë në formën profesionale. Allahu e do një njeri i cili kur kryen ndonjë punë, ta bëjë atë në formën më të mirë. Po ashtu pavarësimi i myslimanit në aspektin material si dhe aftësia e tij për të fituar nga puna e duarve të tij ndihmon në formimin e personalitetit të myslimanit. Shumë prej myslimanëve, e sidomos prej të rinjve, të cilët janë udhëzuar në rrugën e drejtë dhe kanë lënë pasimin e epsheve të tyre nuk gëzojnë ndonjë personalitet të mjaftueshëm, çoftë në familjen e tij apo në rrethin ku jeton për shkak që ende ai është barrë e familjes dhe vendit ku jeton.

Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit