7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

UDB: Kreu aktual politik i Kosovës ka punuar për Shërbimin Shtetëror Informativ?

Më të lexuarat

Ish agjenti i Shërbimit Informativ të ish Jugosllavisë (UDB), Bozhidar Spasiq i njohur për qëndrimet e tij në opinion e gjerë Ballkanit, në një intervistë për një televizion ballkanik flet në mënyrë kontroverse për periudhën e funksionit të këtij shërbimi.

Me poshtë gjeni të transkriptuar intervistën e Bozhidar Spasiqit

A është e vërtetë që kreu aktual politik i Kosovës ka punuar për Shërbimin Shtetëror Informativ?

Sigurisht se kanë punuar. Veçanërisht shqiptarët ishin të interesuar që të bashkëpunojnë me Shërbimin… ata ishin bashkëpunëtorët me kualitativ. Bashkëpunëtorët me të mirë të Shërbimit të atëhershëm ishin shqiptarët dhe sllovenët, nuk di ta sqarojë ketë, por sllovenët ishin shumë pedantë në bashkëpunim dhe dëshironin ta bashkëpunon me ne për të gjitha specifikat, por vetëm për sllovenët jo. Na jepnin informacione për ushtashët (kroatët), boshnjakët, shqiptarët, serbët, por ata (sllovenët) asgjë nuk tregonin. Pra kreu aktual i Kosovës duke filluar nga ajo piramida ku është Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ai është profesor i shquar, ai me qejf jepte informacione për gjendjen në Universitetin e Kosovës. Pra shikoni kush është shef i Policisë. Në Maqedoninë Perëndimore e cila i takon Kosovës dhe maqedonët mund të shohin ëndrra, sepse kjo është kështu, atje është njëfarë lideri Ali Ahmeti dhe ai është i afërt me Hashim Thaçin, përmendet në raportin e shërbimit informativ të Gjermanisë si klan. Pra atje të gjithë janë klane dhe gjermanët i quajnë klane. Ali Ahmeti me dajën e tij ishte bashkëpunëtor i Shërbimit dhe tash ka dalë në opinion që ai ishte bashkëpunëtor i Shërbimit edhe pse ai thotë se nuk ishte. Dhe kjo do të dalë më vonë edhe pse Serbia po sillet në mënyrë korrekte dhe nuk po e hap ketë çështje, por kur të vije koha do të hapet dhe do të shihet që disa që e udhëheqin Kosovën ishin agjentë të UDB-së.

Kush e kontrollin sot Kosovën?
Sot Kosovën e kontrollojnë të gjithë dhe askush. Ajo çfarë mund të thuhet është se atje ekzistojnë shumë shërbime informative që mbledhin të dhëna. Mendoj që fondin më të madh të zhvillimeve në Kosovë e posedon Gjermania, shërbimi informative dhe ky shërbim para 4-5 vjetësh e ka përpiluar një raport i cili quhet: “Kush janë shefat e mafias në Kosovë”? nga ky raport ne mund të shohim qartë se si shërbimi informative gjerman raporton se kush janë tregtarët e organeve dhe se dikush ka dashur seriozisht, edhe pse ne ua kemi tërhequr vërejtjen në mënyrë private, që kjo ekziston dhe askush nuk duhet ta nëpërkëmbë ketë, kanë treguar për Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Ekrem Llukën, sigurisht edhe për Haradinajn etj. Pra këtu janë rreth 150 njerëz nga të cilët për 50 prej tyre opinioni duhet të dijë se sa të këqija i kanë sjellë popullit serb, ata terroristë dhe ajo bandë rreth Thaçit. Dhjetë herë më shumë të këqija i janë bërë popullit shqiptar. Kjo mund të krahasohet edhe me tregimin për Stalinin dhe atje Stalini (në Rusi) i ka vrarë rreth 20 milionë rusë, kështu që një ditë këtu do të hapet çështja se sa shqiptarë në ndërtimin e kuazi-shtetit vranë shqiptarët. Serbë nuk kanë mundur të vrasin aq shumë pasi që ata kishin ikur nga Kosova./bs

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit