Në samit do të shqyrtojmë hapat që do të forcojnë aftësinë parandaluese dhe mbrojtëse të Aleancës.
Do të përcaktojmë objektiva të reja për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga ana e aleatëve.
Si Turqi, mbështesim posaçërisht ndarjen e drejtë të barrës dhe forcimin e sigurisë evropiane.
Jemi një aleat që komandon ushtrinë e dytë më të madhe tokësore të NATO-s.
Ndërsa zhvillojmë vazhdimisht kapacitetet tona mbrojtëse, kontribuojmë gjithashtu në fuqinë parandaluese të Aleancës.
Megjithatë, ndërsa synojmë një mbrojtje më të fortë dhe një ushtri më efektive, nuk e shohim të drejtë vendosjen e pengesave në tregtinë e produkteve të mbrojtjes mes aleatëve.
Këto pengesa dhe kufizime duhet të hiqen sa më shpejt, pa asnjë “por” apo kusht.
Vendi ynë, që kontribuon më shumë në sigurinë e Evropës sesa shumë anëtarë të tjerë të Aleancës së bashku, duhet të përfshihet në iniciativat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian në mënyrë të përshtatshme.
Përpjekjet për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të luftës në Ukrainë janë ndër temat kryesore të samitit.
Si në samit, ashtu edhe në takimet tona dypalëshe, do të vëmë në dukje gjithashtu masakrat që qeveria e Netanyahut po kryen kundër popullit palestinez.
Çdo përpjekje që siguron armëpushim në rajon dhe hap rrugën për një paqe të qëndrueshme, e përshëndesim me mirënjohje dhe e mbështesim me sinqeritet.
Ashtu siç e mirëpritëm me kënaqësi lajmin që erdhi natën e kaluar, që palët kishin arritur një marrëveshje për armëpushim. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen plotësisht këtij armëpushimi.
Rajoni ynë nuk mund të përballojë barrën e një lufte që do të ndiejë pasojat e saj në gjithë botën.
Tërheqja e duarve nga këmbëza dhe dhënia e një shansi diplomacisë për zgjidhjen e konflikteve është qëndrimi më i drejtë, më i dobishëm dhe më i mençur.
Si Turqi, do të vazhdojmë me vendosmëri qëndrimin tonë parimor që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe i jep përparësi diplomacisë.
Rexhep Tajip Erdogan
