A janë arritur qëllimet e luftës apo jo?! – Pyetje të cilat ia drejton gazetari Ronin Bergman kryeministrit sionist Netenjahu.

Më të lexuarat

Ronin Bergman – Yedioth Ahronoth

Megjithëse Netanyahu shpalli se ka arritur “qëllimet e luftës” kundër Iranit, pyetjet e mëdha mbeten pa përgjigje të qarta dhe po shkaktojnë shqetësim brenda institucionit të sigurisë izraelite.

Ku janë materialet e pasuruara?
A është shkatërruar vërtet kapaciteti bërthamor i Iranit, siç u pretendua?
A është shkatërruar plotësisht objekti i Fordo-s, apo pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë është transferuar më parë?
Të dhënat amerikane dhe izraelite ende nuk kanë sqaruar fatin e këtij uraniumi, ndërkohë që raporte perëndimore konfirmojnë se Teherani ishte përgatitur për sulmin disa ditë më parë dhe kishte boshatisur një pjesë të rëndësishme të kapaciteteve të tij nga objekti.

Raketat iraniane… sa kanë mbetur?
Izraeli thotë se ka goditur platformat e lëshimit dhe vendet e prodhimit të raketave, por raportet ende nuk kanë përcaktuar saktësisht nëse kapaciteti balistik i Iranit është neutralizuar plotësisht.
Iranianët ende kanë aftësinë për të prodhuar raketa të reja me shpejtësi relative, përderisa infrastruktura themelore për prodhimin e centrifugave dhe bazat industriale nuk janë asgjësuar krejtësisht.

Përfundimi?
Sulmi mund të ketë shkaktuar dëme serioze, por kapaciteti i fshehur i Iranit ende ekziston – që do të thotë se të flasësh për “eliminimin e kërcënimit ekzistencial” është ende e parakohshme.
Faza e ardhshme mund të jetë më e rrezikshme, nëse nuk shoqërohet me një strategji afatgjatë për përmbajtje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit