4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e xhamisë në Nikadin të Ferizajt

Më të lexuarat

Në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me zv/ drejtorin organizatës “Qatar Charity” Nuvaf el Hamadi për ndërtimin e xhamisë në Nikadin të Ferizajt, që do të ndërtohet nga organizata “Qatar Charity”.

Me ndërtimin e kësaj xhamie do të përmirësohet jeta dhe infrastruktura e besimtarëve në këtë pjesë të Ferizajt. Myftiu Tërnava shprehu falënderime për popullin, qeverinë dhe organizatën “Qatar Charity.

“Xhaminë që përuruam pak më parë është më shumë se xhami në prag të muajit të bekuar Ramazan dhe ne dëshirojmë që të vazhdojmë edhe më tej në realizimin e shumë projekteve të tjera që kemi para vetës dhe se me Katarin ka raporte shumë të mira dhe kjo është dëshmuar edhe me vizitat që kemi pasur me përfaqësuesit e jetës fetare. Andaj ndërtimi i kësaj xhami në Nikadin të Ferizajt do të jetë një dhuratë tjetër për ne dhe shumë domethënëse, tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Edhe ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri edhe z. zv/ drejtori organizatës “Qatar Charity” Nuvaf el Hamadi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje u ndjenë të kënaqur që po u jepet mundësia për të ndërtuar xhami dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e ndërsjellët, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në realizimin e projekteve tjera që do të përmirësojnë jetën dhe infrastrukturën e besimtarëve tanë.

bislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit